Mësojeni njëherë e mirë, ky është orari më i mirë për të dërguar një CV pune
Sipas studimeve të kryera, ata që dërgonin CV-në e tyre rreth orës 7:30 të pasdites, kur orari zyrtar i punës ka përfunduar, kishin më pak se 3% shanse të merrnin përgjigje pozitive nga kompania.
Mëngjesi herët ose vonë gjatë natës. Duke nisur një aplikim pune rreth orës 6:00 të mëngjesit deri në 10:00, ka më shumë shanse që aplikimi juaj të merret seriozisht dhe me përparësi, pasi është detyra e parë që duhet të bëjë personi përgjegjës për këtë.
Mëngjeseve të gjithë janë më të freskët dhe lodhja e ditës s’ka nisur ende, prandaj shanset tuaja për ta fituar takimin e intervistës janë më të larta. Një tjetër këshillë: Aplikoni menjëherë sapo shihni të postuar vendin e lirë të punës.