Mësoni në sa vende mund të lëvizni pa vizë me pasaportën shqiptare (FOTO)

Sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019, Shqipëria renditet në vendin e 50-të të vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin. Me një pasaportë të Shqipërisë, ju mund të udhëtoni pa viza në 115 vende.

Nga vendet në rajon, pasaporta më e vlefshme është ajo e Greqisë, e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11, Bullgaria është në vendin 19, Kroacia në vendin e 20, e ndjekur nga Serbia në 40, Maqedonia në vendin e 43, Mali i Zi në vendin e 45, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 49, Shqipëria në 50, dhe renditjen më të keqe e ka Kosova në vendin e 90-të.

Japonia ka pasaportën më të fuqishme, e ndjekur nga Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania. Në fund të listës së 190 vendeve të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria, Afganistani dhe Iraku.

SHKARKO APP