Mësuesja 100-vjeçare që jep latinisht dhe greqisht falas

Është 100 vjeç dhe e fortë. Piera Coniglio nga Castelvetrano (Itali), ka prekur vijën e finishit të një shekulli dhe këtë 14 shkurti mbush 101 vjeç. Ajo është diplomuar në vitin 1938 dhe për 42 vite të tëra ka qenë profesoreshë e gjuhës italiane, latine dhe greke për shkollat ​​e mesme në qytetin e saj. Që nga viti 1980 ka dalë në pension, por edhe gjatë 35 viteve të fundit ajo nuk e ka humbur pasionin për mësimdhënien. Madje edhe tani, pas një shekulli jetë, mësimi ka mbetur një nga mënyrat më të mira për të mësuar brezin e ri, si dhe për ta kaluar edhe kohën siç duhet. “Në shkollë paguhesha si mësuese – shpjegon ajo – ndërsa për mësimet private dhe përsëritjet në shtëpi, unë kurrë nuk kanë marrë as edhe një qindarkë”. Këtë vit në shtëpinë e saj të vogël në Castelvetrano, ku jeton vetëm e ndihmuar nga nipi, Francesco Bonsignore, ajo i jep mësim Chiara Calcara, 16 vjeç, studente e klasikes “Giovanni Gentile”. Mësimdhënia sot ka rënë poshtë, por shkollat italiane dikur njiheshin jo vetëm në Evropë, por anembanë botës dhe studiohej seriozisht. Për të rinjtë? Të mësojnë të arsyetojnë me kokën e tyre.

Piera Coniglio ka lindur në vitin 1915 dhe deri vonë ka jetuar me të motrën, Sara, 95 vjeç.

100-vjeçarja, Piera Coniglio nuk është martuar kurrë.

(Përktheu: A. Gj nga “Republica.it)

 

SHKARKO APP