Mijëra jetë mund të shpëtohen nëse vaksinohen shtresat më të varfëra

Duke synuar shpërndarjen e vaksinave në popullata më të prekura, shtetet amerikane mund të kenë mundësinë të shpëtojnë mijëra jetë dhe të parandalojnë edhe më shumë shtrime në spital, sipas një analize të re.

Duke kombinuar shkaqet si cilësia e ajrit dhe qasja në ushqim të freskët, studiuesit  ishin në gjendje të përcaktonin individët më të rrezikuar në shtetet dhe qarqet ku ata jetojnë.

Ndërsa kërkesa për vaksina vazhdon të tejkalojë furnizimin, ende nuk ka furnizime të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë. Sipas analizës, dhjetra qarqe në Kaliforni nuk do të kenë mundësi të vaksinohen për shkak të mungesave në vaksina.

Qarku i Los Anxhelos, për shembull, do të kishte një deficit prej gati 405,000 doza. Sipas analizës rreth një e treta e qarqeve do të kishin mungesë dozash.

“Pa një qasje të barabartë për shpërndarjen e vaksinave, më shumë amerikanë – shpesh në komunitetet me ngjyrë dhe zonat rurale  janë më të rrezikuar nga Covid,” tha CEO i Cogitativo Gary Velasquez për CNN./

SHKARKO APP