FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milo: Nuk mbaj mend kur kam folur për herë të fundit me Ramën

Kreu i PDS-së Paskal Milo, thotë se raportet mes tij dhe Kryetarit të PS-së Edi Rama janë zero. I pyetur se kur kishte patur një bisedë politike për herë të fundit me kreun e socialistëve, Milo u shpreh se nuk e mbante mend. Sipas tij 2013 ishte koha kur fliste me Ramën para se PS-ja të vinte në pushtet. Më pas gjithçka është shuar deri në heshtje.

Milo tha se Rama mendon se partitë aleate janë parazite ndaj ka vendosur të mos i konsiderojë, por kjo do ta dëmtojë të majtën në tërësi sipas tij pasi fragmentarizimi nuk i shërben askujt.

Nga ana tjetër, Milo u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me çdo forcë politike apo koalicion që do të shfaqë interes në kuadër të sistemit aktual elektoral që favorizon koalicionet në garën zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?