FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Kulturës: Bashkia e Tiranës shembi një monument të trashëgimisë kulturore

Ministria e Kulturës denoncoi sot shkeljen e ligjit nga Bashkia e Tiranës për prishjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Sipas ministres Mirela Kumbaro, shembja e një vile në kryeqytet, akt i kryer natën, është në shkelje të plotë me ligjin. “Duke u gdhirë 16 qershori, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare u njoftua se në Tiranë kishte nisur të prishej një vilë. Pas verifikimit rezultoi se është vila me numër identifikimi V-11 në rrugën “Asim Zeneli”. Kjo vilë është vendosur në mbrojtje paraprake me vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, të datës 15 korrik 2014”, tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës “denoncon me forcë shkeljen e ligjit nga Bashkia aktuale e Tiranës, dënon këtë krim kundër trashëgimisë kulturore, kundër shpirtit të qytetit”, dhe duke iu bashkuar shqetësimit të opinionit publik, “u bën thirrje organeve të drejtësisë të ndjekin të gjitha procedurat ligjore për këtë akt flagrant”.
Sipas ministres Kumbaro, në mënyrë urgjente nga institucionet përgjegjëse u janë dërguar brenda datës 16.06.2015 dy shkresa Bashkisë së Tiranës dhe IKMT-së për shkelje të ligjit të trashëgimisë nga Bashkia e Tiranës, si dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për të denoncuar këtë akt të kundërligjshëm në dëm të trashëgimisë kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Leja zhvillimore e datës 6 tetor 2014 dhe vendimi përkatës i kryetarit të Bashkisë së Tiranës janë në shkelje me vendimin e KKR-së të korrikut 2014 dhe me ligjin e Trashëgimisë Kulturore, i cili shprehet qartësisht në nenin 12, se ndalohet çdo ndërhyrje në objektet në mbrojtje si monument kulture”, thotë Kumbaro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?