Miratohet projekti për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operës e Baletit

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektin e plotë të rikonstruksionit të Teatrit të Operës e Baletit. Kjo është njoftuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në Facebook sqaron se: “Pas muajve të gjatë pune të lodhshme dhe ekspertize të vështirë të 3 studiove shqiptare dhe europiane, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektin e plotë të rikonstruksionit të Teatrit të Operës në Tiranë”.

Kumbaro shton se pas pushimeve projekti i prezantohet publikut. “Faleminderit trupave të artistëve për këshillimet që përmirësuan projektin e “shtëpisë” së tyre. Gati për hapin tjetër drejt kantierit”, përfundon Kumbaro. Mesazhin për projektin e Teatrit të Operës, ministrja e shoqëron me një seri fotosh, të vendimit të Këshillit të Territorit dhe asaj çka pritet të shndërrohet institucioni i vetëm i këtij lloji në Shqipëri. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi projektin e plotë të rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?