Mirë se vjen Mandati i Tretë!

Nga Edmond Kaceli

Shënim sqarues: Që te mos keni probleme me politikën shqiptare, e kuptimin e saj, që e votoni me dëshirë e vullnet të madh, sa herë bëhen zgjedhje, fotografia e mësipërme është vetëm një pikë uji! Kush sheh diçka tjetër ka probleme shikimi, psikologjike e natyrisht edhe probleme të theksuara në drejtim të marrëdhënieve me politikën dhe politikanët shqiptarë!
Natyrisht! Pas mandatit të parë, vjen mandati i dytë! E pas mandatit të dytë vjen i treti!
Nuk ka rrugë tjetër! Ajo çka mbeti pa u realizuar gjatë tetë viteve duhet realizuar katër vitet e mandatit të tretë! E pse jo edhe të katërtit!
Populli mosmirënjohës dhe opozita destruktive e udhëhequr nga Lulëzim Basha nën dritën e mësimeve të pavdekshme të Saliut, kanë pasë paftyrësinë e madhe që të thonë se Qeveria e udhëdrequr me largpamësi nga Lideri Suprem (mjekërgjatë, shalëgjatë e trushqiponjë) thonë paturpësisht se gjithçka u bë në 3D!
Fakti është se dy mandate janë të shkurtra! I pari ishte i shkurtër! I dyti u zgjat pak dhe u trash një çikë, por prapë nuk të jepte shumë mundësi zgjedhjet!
Prandaj Trushqiponja Edi Rama (Alias Gjergj Kastrioti -Skënderbeu) na paraqet të tretin! Mandatin e tretë!
I treti i vërteti! Ëndrra e madhe bëhet realitet! Dhe jo realitet në 3D!
Pas të parit, e të dytit, erdhi radha të zgjidhim në tre! Pra në mandatin e tretë, është shpresa të na plotësohet ajo çka na la pa plotësuar i pari dhe i dyti!
Të votojmë njëzëri për të tretin! Të tretin mandat! Se kështu nuk kemi të drejtë të qahemi më!
Na mbetet vetë të shpresojmë, e ti lutemi Naltmadhnisë së Tij, që ky mandat të jetë, më i gjati ndër tre mandatet! (Pse të mos jetë edhe më i gjëri!)
Zot na duaj nëse pas të tretit kërkon të katërtin! Se atëherë parashikohet të kemi probleme serioze me matematikën, gjeometrinë dhe stereometrinë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?