Misteri i fatit të Anastasia Romanovës…

Fati i Anastasia Romanovës (1901-1918-1918), vajza e katërt e Carit të Rusisë Nikolla II dhe Careshës Aleksandra, ka qenë një nga misteret më të mëdha të shekullit XX. Prej shumë vitesh pati shumë nga ata që besonin se gruaja e re – edhe pse nuk dihej se në ç’mënyrë – kishte arritur t’i shpëtonte ekzekutimit masiv në natën ndërmjet 17-18 korrikut 1918-1918 që zhduku familjen e saj. Si hipoteza më e besueshme e shpëtimit të saj ishte se bizhuteritë e qepura nën fustan me qëllim shmangien e vjedhjes së tyre, formuan një mburojë të padepërtueshme ndaj shiut të plumbave që ra mbi Romanovët. Për dekada me radhë, dyshimi u ushqye dhe nga mungesa e vendodhjes së varrit të përbashkët të familjes perandorake dhe nga shfaqja e grave të ndryshme që pretendonin që ishin dukesha e zhdukur. Ana Anderson, ishte ajo që arriti të tërheqë vëmendjen e opinionit, deri kur u zbulua se në fakt bëhej fjalë për një shtetase polake të arratisur nga një spital psikiatrik gjerman. Por çfarë ka ndodhur në realitet me Anastasian? Me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u zbulua edhe vendodhja e eshtrave të Romanovëve, të gjetura pranë Ekaterinburgut, ku ishin hedhur me urdhër të Leninit. Analizat e kryera konfirmuan identitetin e tyre, por u konstatua se mungonin dy trupa, ato të Marias dhe Alekseit të vogël, vetëm 13- vjeç në kohën e ekzekutimit. Ky dyshim i fundit ra në vitin 2008, kur trupat e dy fatkeqeve u gjetën në një vend jo shumë larg nga ai, në të cilën qenë varrosur anëtarët e tjerë të familjes. Pra në dritën e këtyre zbulimeve, tashmë dihet me siguri se Anastasia e bukur dhe e pafajshme, pati të njëjtin fat tragjik të të afërmve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?