Mjekja shqiptare në San Marino: Bëjmë turne të rënda, 12-13 orë, ja pse ka vdekshmëri të lartë…

Silvana Shametaj Ruli, eksperte e sëmundjeve të brendshme në spitalin e San Marinos tregoi për emisionin “Opinion” eksperiencën e saj në vijën e parë të frontit të mjekëve që luftojnë me COVID-19.

“Bëjmë shumë orë punë, 12, 13 orë në ditë. Jemi duke bërë turne të shpeshta edhe të rënda. San Marino ka një spital ku janë të gjitha patologjitë bashkë. Gjendemi përballë një situate të re ku i gjithë spitali mjekon pacientë me covid”, tha ajo.

San Marino është një shtet me popullsi të vogël po ku vdekshmëria në raport me popullsinë ka qenë nga më të lartat. Ruli tha se kjo ka disa arsye, mni të gjitha mënyrën e jetesës, moshën e pacientëve por edhe mundësinë e lartë të diagnostikimit që ka ndërmarrë vendi që do të thotë se ka pak raste të fshehura.

“San Marino është një shtet shumë i vgoël ku jetëgjatësia mesatare e popoullsisë është shumë e lartë, 85 për femrat dhe 82 për meshkujt. Ky numër i lartë mund të ketë ndikuar në vdekshmërinë e lartë. Shumica e vdekjeve ka ndodhur në pacientë mbi 70 vjec.

Përhapja e virusit lidhet edhe me mënyrën e të jetuarit të san marinezëve. Duke qenë popullsi e vogël ata jetojnë në komunitet të gjithë në një trung familjar.

Përsa i përket infektimeve nuk është numër shumë i lartë por kemi numër të lartë diagnostikimesh. Numri i lartë i të diagnostikuarve lidhet me faktin se është diagnostikuar shumë duke qenë se San Marino ështështet i pasur”, tha mjekja.

SHKARKO APP