Momenti erdhi, ”Dritarja e mundësive” gati të ndajë çmimet e konkursit
Më 20 Shkurt, ditën e shtunë, ora 11:00 mbahet konferenca rinore “Më mbaj në Shqipëri”, e cila vjen në kuadër të aktiviteteve që “Dritarja e Mundësive” organizon.
Në këtë konferencë do të prezantohen 10 punimet më të mira nga 72 të dorëzuar nga të rinjtë shqiptarë të cilët kanë punuar me shumë dëshirë dhe pasion dhe kanë përfunduar esetë për vendin e tyre ne kohë rekord.
Nga punimet do të përzgjidhen 10 fitues nga juria e cila përbëhet nga: Ema Andrea, Rahim Ombashi, Albana Muçaj, Alban Tufa, Osman Stafa, Melsena Danglli. Fituesit do të shpërblehen edhe me çmime përkatëse.
Gjatë konferencës do ketë të ftuar të fushave të ndryshme, përfaqësues biznesesh të cilët do tregojnë eksperiencat e tyre dhe mundësitë e ndryshme që ofrojnë për të rinjtë.
Konferencën mund ta ndiqni live në facebook në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/dritarja.mundesive/
Për më shumë informacione klikoni në këtë link: https://dritarjaemundesive.com/