Mos i detyroni shqiptaret e varfer te ngrihen ne protesta!

Nga Zef Bushati-
Entuziazmi gradualisht po i’a leshon vendin arsyetimit te ftohte. Shume kush ka filluar te drejtoje pyetjen : A e meritojme vertete hapjen e negociatave per antaresim me BE , apo edhe kesaj here vendimi i Ministrave te Jashtem te Vendeve Antare te BE-se do te jete nje vendim politik, si vendimi i NATO-s per antaresimin e Shqiperise ? Po deri kur ne Shqiptaret do marrim në formë lëmoshe vendime të pamerituara ? Kur do bëhemi qytetare vërtete te barabartë me qytetaret e Gjermanise, Frances, Anglise, Italise, Spanjes, Norvegjise, Hollandes, Suedise, Belgjikes, Austrise, Portugalise, Hungarise, Sllovenise, Kroacise… ? Kur do të qendroje kryeqyteti yne, Tirana, perkrah dhe e barabarte me Berlinin, Parisin, Londren, Romen, Madridin, Vienen, Budapestin, Lubjanen, Bukureshtin, Athinen, Sofien, Zagrebin..?….Mos thoni “asnjehere” se me lëndoni shume. Po kur, kur valle ?
Kur populli te rrisë nivelin kulturor, kur populli te emancipohet e te civilizohet plotesisht, kur populli te rrise nivelin ekonomik, kur populli te dije te votoje per te ardhmen e tij. Kur te vije ajo dite, klasa politike do te jete krejt ndryshe, dhe nuk do ti ngjaje aspak kesaj klase dhe ketyre politikaneve provinciale e medioker, te babezitur e te pangopur per para e perfitime personale ne kurriz te popullit te varfer. Negociatat me BE duhet ti hapin per popullit tone te mire e te shumevuajtur, por e keqja eshte se nga keto negociata nuk perfiton populli por klasa politike e zhytur ne korrupsion kontrabande droge e prostitucion, perfitojne gjygjtaret dhe prokuroret e korruptuar, perfitojne oligarchia albanese, perfitojne kriminelet, perfitojne te paaftit dhe injorantet, militantet, administrata politike. Ne perfundim shtrohet pyetja: atehere kur populli nuk fiton asgje nga hapja e negociatave, perse duhet te hapen ? Konkluzioni : Vendimi i duhur i vendeve antare te BE jane kushtet per klasen politike, realizimi i plote i tyre dhe pastaj hapja e negociatave. Kushte per realizimin e Reformes ne Drejtesi, Vettingun, Reformes Zgjedhore, lufte korrupsionit, kriminalitetit, etj. Por nese kushti i BE eshte hapja e kampit per sjelljen 600 mije refugjateve ne Shqiperi, kjo eshte te perdoresh nje vend te vogel e te varfer per interesa te vendeve te medha e te pasura, keshtu nuk ndihmohet populli shqiptar dhe Shqiperia, ne keto kushte shqiptaret do ngrihen ne protesta dhe do kerkojne referendum per mos antaresim te Shqiperise ne BE. Nese BE e do sinqerisht Shqiperine dhe shqiptaret antare ne Bashkimin Europian atehere le ti ndihmoje e te mos i perdore shqiptaret.

SHKARKO APP