Mos i provoni! Truket e bukurisë që ju dëmtojnë shëndetin

Interneti na njeh me shumë truke dhe këshilla për çdo problem tonin. Sidomos kur bëhet fjalë për truke bukurie në të gjejmë pafund. Por kjo nuk do të thotë që duhet ti besojmë plotësisht.

Disa prej trukeve në internet mund të na shkaktojnë probleme të mëdha dhe mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin. Më poshtë do të shihni disa prej trukeve që nuk duhet ti provoni.

Zgjatës qerpikësh me glaukomë

Disa njerëz pasi përdorën këtë zgjatës qerpikësh, jo vetëm që nuk pati efekt por ndikoi edhe në rënien e qerpikëve.

Përdorimi i vajrave esenciale si maska

Nuk ka asgjë të keqe përdorimi i vajrave esencialë, por kur i përdorni si maska duke lyer trupin dhe duke e mbështjellë atë më pas mund të shkaktojë irritim lëkure.

Përdorimi i furçës të dhëmbëve për të fryrë buzët

Pas larjes së dhëmbëve ju bëni masazh buzëve për ti fryrë ato sepse mund të jetë shumë e dëmshme për ju.

Maskë mustard për rritjen e flokëve.

Kjo maskë mund të shkaktojë djegie, skuqje të lëkurës së kokës si dhe reaksion alergjik tek sytë.

Përdorni açeton për hollimin e manikyrit

Kjo është e gabuar sepse ju dëmtoni thonjtë tuaj, mund t’ju plasariten dhe tu bëhen të verdhë.

Vaj i ngrohtë me lëng limoni për rritjen e thonjve.

Kjo përzjerje stimulon rritjen e thonjve por dëmton duart tuaja. Limoni shkakton reaksion prej aciditetit që përmban.

Heqja e akneve me vakum

Kjo paisje mund të lërë gjurm në lëkurën tuaj dhe të shkaktojë djegie.

Vaj kozmetik në vend të kremit të fytyrës

Perdorimi i vajit si bazë në vend të kremit të fytyrës shkakton thatësi dhe raksion alergjik. Mos e përdorni atë më shumë se dy herë në javë.

Përdorimi i sodës për fytyrën

Ajo shkakton lëkurë të thatë, rrudha dhe plakjen e parakohshme.

Përdorimi i majonezës në vend të zbutësit të flokëve

Pasi majoneza është e yndyrshme, flokët tuaj mund të bëhen të rëndë dhe ngjitës.

Pastrimi i lëkurës me acid boric

Ai nuk pastron asgjë vetëm e acaron dhe djeg lëkurën tuaj.

Detergjenti i rrobave u jep shkëlqim flokëve tuaj.

Ky është truku më i rrezikshëm pasi shkakton rënie të flokëve./Blitz.al/

 

SHKARKO APP