Mos prisni heroizma nga Dritan Abazoviç. Peshku është qelbur nga koka

Nga Arbër Zaimi – Është e padrejtë të kërkohet prej Dritan Abazoviçit që të jetë më nacionalist se qeveritë e Tiranës, Prishtinës, Shkupit (pjesa shqiptare).
Dritan Abazoviçi është thjesht një shqiptar i modeluar sipas formatit “kombi s’ka rëndësi”, si shumë të tillë që mbushin korridoret e pushtetit, bizneseve, mediave dhe ojq-ve, bash aty ku i kemi kryeqytetet.
S’kemi pse i biem në qafë atij që është në periferi të shqiptarisë, në kufi, atje ku jemi pakicë.
Jemi mësuar t’i kërkojmë heroizmat nga kufitarët, si në mesjetën e kreshnikëve (kreshnik do të thotë trim i kufirit). Por në modernitet ka shtete, e shtetet kanë qendra. Kur qendra ia shtrin dorën Vuçiqit e Putinit, Micotaqit apo Pajit Harambash, mos prisni heroizma nga kufitari atje.
Peshku është qelbur nga koka.

SHKARKO APP