Mosmirënjohja… ky ves i poshtër! Ja fotot që e nxjerrin zbuluar mashtrimin e Almeda Abazit

Për më shumë se 12 javë, Almeda Abazi udhëtoi drejt Tiranës, për të moderuar spektaklin “Dancing With The Stars Albania”.

Në fillim publikoi, bashkë me videon e valsit me bashkëshortin e saj në “Dancing with the stars”, një falenderim të gjatë e shumë të ndjerë për gjithë stafin e produksionit, për gjithçka që ky produksion bëri për të (i kishte renditur emrat me radhë, që nga producentja Holta Dulaku, regjisori Bledar Linza, skenaristja Zefina Hasani, kostumografi Ardi Asllani, partneri i saj në prezantim Rudi Hizmo, etj.). Ishte ajo e dashura, e ëmbla që kishim parë të gjithë në ekranin e Vizion Plus, për 12 javë me radhë.

Por vetëm dy ditë më pas, në pasditen e së hënës, Almeda Abazi e zhduku nga instagrami i saj këtë postim, sepse kishte bërë gati një fyerje të rëndë, po për atë produksion që lavdëroi e falenderoi dy ditë më parë. U ankua për pagesat që duhej të bënte vetë, për shpenzimet extra, për ujin që kish pirë nga minibari dhe laundry ku kish larë rrobat, madje edhe për hekurosjen e kostumit të Tolgës.

Të ishte ndonjë e padalë dhe e paditur, edhe mund t’ia kishim falur e do t’i  kishim shpjeguar se në fakt kudo ku udhëton, apo të ftojnë, edhe kur ta kanë paguar udhëtimin e hotelin, ka një rregull universal në botën e hotelerisë: barin e paguan gjithmonë vetë. Pra dhe në rastin e saj, ndonëse produksioni i paska marrë përsipër udhëtimet e fjetjen për 12 javët e angazhimit të saj në “Dancing”, s’ka pasur asnjë detyrim t’i paguajë dhe ujin që ajo pi. E megjithatë, sipas burimeve në Vizion Plus, ne mësuam se Almedës krahas pagesës së majmë që ka marrë, i qenka paguar edhe çdo fluturim vatje- ardhje, në business class edhe çdo gjë që ka ngrëne e ka pirë në Tiranë në këto 12 javë.

Sipas një hulumtimi të CNA.AL në faturat e mëposhtme duket se Almedës i është siguruar çdo gjë, atëherë pse është nxehur ajo?

Ndonëse produksioni prapë e ka toleruar duke ia paguar fjetjen, asaj dhe bashkëshortit të saj, edhe për netët kur në fakt marrëdhënia me Vizion Plus kishte përfunduar, një favor ky i bërë prej televizionit, për hir të bashkëpunimit, Almeda s’paska qenë prapë e kënaqur. Paska dashur t’i paguhej (jashtë çdo rregulli) edhe uji i këtyre ditëve, edhe hekurosja e ku e dimë ne se çfarë tjetër. Pra shumë zhurmë për içik ujë. Shumë zhurmë prej një vajze të parritur e tekanjoze që, pasi i kanë bërtitur, ndoshta dhe burri i saj që duhet t’i dijë mirë rregullat e hotelerisë, e ka hequr menjëherë statusin që e plasi pa e menduar se në fakt po shkelte bukën e dhënë e po fyente një produksion të tërë që, megjithë gafat që bënte në trasmetim live e ka ndihmuar që të mos dukej keq e të mos mbytej me një pikë ujë. Por në instagramin e saj, ku produksionin nuk mund ta mbronte dot, ajo u mbyt që u mbyt me një pikë ujë. Në Instagram produksioni s’ia mbuloi dot budallallikun e papjekurinë e saj. Ndaj Almeda doli krejt zbuluar dhe iku nga Tirana si bukëshkalë.

Sa turp për të!

 

/Burimi: cna.al/

 

SHKARKO APP