Mrekullia e Nënë Terezës, dëshmitari: Shenjtorja, nëna ime

CNN ka sjellë, vetëm 3 ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës, një nga dëshmitarët e mrekullive të saj.

“Është e pamundur për mua të harroj Nënë Terezën, së shpejti ajo do të jetë “Shën Tereza e Kalkutës”- thotë Gautam Leëis, ajo më dha një shans për t’i shpëtuar varfërisë dhe më ndryshoi jetën duke më çuar të jetoj në Angli.

Gautam, tashmë një pilot që jeton në Londër, ka lindur në Kalkuta, Indi, në vitin 1977 dhe u braktis nga prindërit nga tij për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe varfërisë.

“Une kam pasur poliomelit dhe isha i paralizuar, familja ime nuk ishte në gjendje të kujdesej për mua…

Edhe tani unë kam lëvizshmëri të kufizuar të gjymtyrëve por e konsideroj veten time me fat sepse i kam mbijetuar një virusi nga i cili shumë kanë vdekur. Nënë Tereza më mori nën kujdesin e saj”, – shprehet ai.

Gautam  dhe Nënë Tereza, kanë qëndruar së bashku në shtëpinë e fëmijëve në kujdesin e “Misionareve të Bamirësisë”. Ai e kujton shenjtoren nga Shqipëria si gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

“Unë nuk e shikoja çdo ditë, sepse kishte shumë punë për të bërë në orarin e saj të përditshëm por prapë se prapë ajo gjithmonë gjente kohën për të na kontrolluar ne, fëmijët  e saj – thotë ai i përmalluar-  Çdo të diel, ajo vinte për të na veshur rrobat më të mira, dhe na sillte kapele te reja”.

Gautam tregon se nuk mund te ecte por Nënë Tereza e ndiqte kudo në mënyrë që mos të lëndohej.

“Unë nuk mund të ecja në atë kohë dhe zvarritesha kudo në dysheme, por Nënë Tereza përkulej, më merrte dhe më shëtiste” – shprehet ai i mallëngjyer.

Ajo ishte ‘hija ime e gjatë’ që mbajte gjithmonë sytë e saj mbrojtës mbi mua”.

SHKARKO APP