Ndahen çmimet e para të Festivalit të Kanës


Juria e Critics Week në kuadër të Festivalit të 69-të të Kanës ka ndarë mbrëmë çmimet e para për këtë edicion.

Grand Prize ka shkuar për filmin “Mimosas” nga Oliver Laxe. “Mimosas” flet për një sheik që do të vdesë dhe që nisë udhëtimin e fundit të jetës së tij nëpër Marok shoqëruar nga dy mashtrues. Çmimi vizionar shkoi për “Album” nga regjisori turk Mehmet Can Mertoglu, koproduksion mes Turqisë, Rumanisë dhe Francës.

Çmimi nga Gan Foundation ka shkuar për regjisorin izraelit Asaph Polonsky. Filmi “Prenjak” ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festivali prestigjioz i filmit në Kanë të Francës do të zgjasë deri me 22 maj kur edhe ndahen çmimet kryesore të festivalit. Në ndërkohë, kategoritë tjera do të bëjnë publike fituesit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?