Ndahet nga jeta ylli i xhazit Walter Becker

Walter Becker, bashkëthemeluesi i grupit më të famshëm të xhazit Steely Dan, ka ndërruar jetë ditën e dielë në moshën 67-vjeçare. Shkaqet e vdekjes së kitaristit nuk janë zbuluar akoma, por më parë këtë vit ai anulloi disa shfaqje pasi po rimëkëmbej nga një gjendje e papërcaktuar. Becker ka formuar grupin Steely Dan së bashku me Donald Fagen, lokalistin e grupit. Në kulmin e tij, grupi shënoi hite të mëdha si “Reelin’ in the Years,” “Do It Again,” “Rikki Don’t Lose That Number” dhe “Deacon Blues.” Lindur në New York, u rrit duke admiruar gjigandët e xhazit si Charlie Parker, Duke Ellington dhe John Coltrane. Ai dhe Fagen vendosën që të bashkëpunonin kur ishin studentë në Bard College për shkak të dashurisë së madhe që kishin për muzikën. Fillimisht ata filluan të luajnë muzikë së bashku si studentë dhe formuan një grup të quajtur Leather Canary. Grupi Steely Dan u ribashkua përsëri në vitin 1971 pasi Backer u largua nga grupi dhe ai, së bashku me Fagen, u zhvendosën në perëndim.

SHKARKO APP