Ndarja nga jeta e albanologut të njohur, reagon Rama: U prehsh në paqe mik i mirë

Kryeministri Edi Rama me anë tënjë statusi në Facebook ka kujtuar sot albanologun e shquar Robert Elsie që u nda nga jeta. Ai vlerëson kontributin e tij të çmuar.

IN MEMORIAM
Robert Elsie, albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq. Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, të spikasësh përkthimin e dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez Jean-Claude Faveyrial; volumin UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe; Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; apo kryeveprën ‘Lahuta e Malsisë’ të Fishtës, është shumë pak…
U prehsh në paqe mik i mirë

 

 

SHKARKO APP