Ndërron jetë akademiku i njohur, Kristo Frashëri

Ndahet nga jeta në moshën 96-­vjeçare akademiku i njohur Kristo Frashëri. Lajmi u bë me dije nga Akademia e Shkencave, sipas të cilës, personaliteti i shquar i jetës akademike në vendin tonë, ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Duke shtuar më tej se homazhet për nderin e tij do të mbahen më 3 shkurt 2016, në mjediset e Akademisë së Shkencave.

Profesori i njohur Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare, ku që nga viti 1938, kur ka botuar edhe shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ai ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare apo monografi shkencore.

 

SHKARKO APP