FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh incidenti i papritur, 3-vjeçarja fluturon 30 metra në ajër, tmerrohen të pranishmit

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë festivalit të Tajvanit ku një vajzë 3-vjeçe përfundoi rreth 30 metër në ajër. Vogëlushja ishte pjesë e festivalit të dielën kur u kap nga fijet e balonës gjigande.

Pamja tmerroi të pranishmit që bërtisnin me të madhe që vajza të ulej në tokë. Mediat lokale raportojnë se ia dolën të menaxhojnë situatën për të zbritur balonën dhe një grup njerëzish e kapën kur zbriti në tokë, të cilët ishin të shokuar nga ngjarja. Fatmirësisht, vajza 3-vjeçe nuk pësoi dëme për jetën.

Ajo ishte e frikësuar, por nuk pati asnjë dëmtim fizik përveçse disa shenjave në fytyrë. Ajo u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor, ku më pas iu bashkua edhe nëna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?