Ndotja e ajrit rrit depresionin dhe çon në vetëvrasje

Një studim i fundit global e lidh ndotjen e ajrit me depresionin dhe vetëvrasjen. Grimcat e ndotjes, të analizuara në studim, prodhohen nga djegia e karburanteve fosile në makina, shtëpi dhe industri. Kërkuesit thonë se provat e reja e përforëcojnë akoma edhe më shumë nevojën për të zgjidhur atë që OBSH-ja e quan “një emergjence e heshtur e shëndetit publik”.

Kryeqyteti më i ndotur i Europës, sipas kësaj organizate, është Shkupi. Studimi lë të kuptohet fare qartë se reduktimi i ndotjes së ajrit nëpër botë deri në limitin ligjor të BE-së mund të parandalojë prekjen e miliona njerëzve nga depresioni.

Edhe pse një gjë e tillë është e vështirë të konfirmohet përtej çdo dyshimi, shkencëtarët janë të bindur se ajo është mëse e mundur. “ Ne e kemi treguar se ndotja e ajrit mund t`i shkaktojë dëme të mëdha shëndetit tonë mendor, e kjo e bën edhe më urgjente nevojën për pastrimin e ajrit”, tha drejtuesja e studimit, Isobel Braithwaite nga University College London.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 264 milionë njerëz nëpër botë vuajnë nga depresioni, sipas OBSH-së. Ekspertët tregojnë se grimcat më të imëta të ajrit të ndotur arrijnë deri në tru përmes gjakut dhe hundës, duke shkaktuar inflamacion, duke dëmtuar qelizat nervore e duke shkaktuar edhe ndryshime ne prodhimin e hormonit të stresit. Një studim i realizuar në fillim të këtij viti dilte në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë praktikisht çdo organ dhe pothuajse çdo qelizë të trupit të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?