Në Dardhë për ski, dëbora e kthen Korçën destinacion të fundjavës
Reshjet e dëborës që përkuan me fundjavë e kthyen Korçën në një destinacion për ata që kërkuan ti largohen betonit të qytetit. Dardha ishte e përzgjedhur edhe për shkak se ofrohet edhe sporti i skive.
Bora e ktheu Korçën në destinacion të fundjavës.
Të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur Dardhën, edhe për shkak të pistës së skive, një alternativë ndryshe argëtimi.
Të ardhur nga qytete të ndryshme për për tu larguar edhe disi nga montonia apo stresi i këtyre ditëve që kanë qenë të ngarkuara.
Pandemia i kufizon mundësitë e pushimeve jashtë vendit.
Ndaj Korça thonë se është alternativë e mirë sidomos në dimër.
Reshjet e dëborës u rikthyen me intensitet të lartë mbremjen e së premtes në juglindje.
Në zonat malore arriti mbi 10 cm trashësi.
Rrugët janë të kalueshme, por për shkak janë pa mirëmbajtje, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregohen të kujdeshëm.