“Në Devoll, vjen Dritëro”
Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Devolli” dhe me mbështetjen e bashkisë së Devollit, organizon në qytetin e Bilishtit, veprimtarinë kulturore “Në Devoll, vjen Dritëro”.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë gra të shquara, pjesë e Fondacionit, anëtarë të shoqatës “Devolli”, administrata e bashkisë në Bilisht, krijues, të afërm dhe miq të shkrimtarit si dhe drejtues të pushtetit vendor. Ceremonia do të prezantohet nga gazetarja e njohur, Silvana Braçe.
Programi
- Fjala e kryetarit të bashkisë Bledion Nallbati.
- Ligjërata “Dritëro Agolli, përjetësisht mes nesh” nga Zenepe Luka, Presidente e Fondacionit.
- Faja përshëndetëse e kryetarit të shoqatës “Devolli”, Guri Seferi.
- Recitim i poezisë së Dritëroit “Poçari” nga Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”.
- Recitimi i poezisë së Dritëro Agolli, “Devoll, Devoll”, nga aktori Dhimitër Orgocka.
- Këngë tradicionale nga grupi i Menkulasit.
- “Një këngë për Dritëro”, këndon Endri Fifo.
- Interpretim i grupit të valleve të shoqatës “Devolli”.
- Përshëndetja e familjarëve të shkrimtarit.
- Shfaqja e dokumentarit “Dritëroi ynë”.
- Vizitë në Menkulas, vendlindja e shkrimtarit.