Në Instagram, tashmë mund të blesh edhe para të falsifikuara

Instagram është shndërruar në një qendër tregtare për një shumëllojshmëri të gjerë të mallrave të rreme të konsumit, nga çantat luksoze deri tek syzet e diellit. Por studiuesit zbuluan kohët e fundit një treg të zi akoma dhe më të errët; atë të parave dhe pasaportave të falsifikuara. Llogari të shumta në Instagram, të analizuara nga NBC News, ofrojnë para të gatshme dhe mjete identifikimi për shitje, duke kontaktuar me blerësin me anë të mesazheve të koduara në WhatsApp.

Llogaritë kanë postuar fotografi me grumbuj parash ku përfshihen edhe kartëmonedha amerikane dhe europiane. Instagram fshiu menjëherë llogaritë pasi NBC News kontaktoi kompaninë për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështjeje. Eric Feinberg, një studiues i sigurisë së internetit dhe themelues i kompanisë së Inteligjencës, Gipec, tha se llogaritë u sugjeruan nga vetë aplikacioni i Instagram. “Kjo është mënyra e hartimit të Facebook dhe Instagram. Algoritmet mund të përdoren për veprimtari të dëmshme, qoftë shitja e drogave të paligjshme, terrorizmit, gjuhës së urrejtjes dhe, tani, monedhave të falsifikuara”, tha Feinberg.

NBC News nuk ishte në gjendje të përcaktojë nëse llogaritë në fakt kishin shitur ndonjë kartëmonedhë konkrete të falsifikuar, por Feinberg tha se ishte në gjendje të angazhohej me llogaritë mbi WhatsApp. Llogaritë u përgjigjën pyetjeve të Feinberg-ut për origjinalitetin dhe cilësinë dhe pohuan se monedha e falsifikuar ishte “Klasa A” dhe mund të kalonin lirshëm pa u vënë re nëpër supermarkete.

Tregtia e mallrave të falsifikuara është rritur vitet e fundit, sipas një raporti të marsit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Instagram ka luftuar për të goditur shitësit e mallrave të rreme, të cilët përdorin platformën e fokusuar në fotografi, për të tregtuar produktet e tyre të paligjshme. Në prill, Ghost Data, një kompani e analizës së të dhënave, gjeti më shumë se 50.000 llogari të angazhuara në aktivitete të falsifikuara.

Platforma të tjera të teknologjisë gjithashtu kanë pasur vështirësi në ndalimin e përhapjes së mallrave të falsifikuara. Në prill, Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum që të paralajmërojë Amazon, eBay dhe kompaninë kineze të tregtisë online Alibaba  për këtë çështje. Ndërmarrjet e teknologjisë, duke përfshirë Facebook dhe Instagram kanë investuar shumë kohët e fundit në punësimin e stafit të sigurisë dhe kontraktorëve për të goditur një sërë çështjesh duke përfshirë llogaritë e rreme, mashtrimet, dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes. (NBC)

/ SCAN

SHKARKO APP