Në Korçë nisin Karnavalet

Në 4 qershor, ne Korçë hapet sezoni turistik veror me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.

Karnavalet kanë nisur të festohen në qytetin e Korçës para viteve ’40, periudhë kur jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme.

Megjithëse një festë pagane, Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç individëve të shumtë të veshur si karnavale, kishte dhe grupe me kitarra, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si“Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve 60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90.

Ringjallja e traditës së vjetër Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavaleve si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavaleve Shqiptare. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?