Në krye të OSBE, Rama është totalisht jasht loje…

Rama në të gjithë punët e tij e ka mendjen vetëm se shou…sepse nuk e ka idenë të bëjë asnjë lloj pune… Ai më shumë se prej 50 ditësh është në krye të OSBE duke spostuar edhe ministrin e jashtëm kukull që është ende i padekretuar….vetëm e vetëm që të bënte foto me drejtues të lartë të vëndeve të OSBE… Madje, prej disa ditësh përgatitet për tu futur edhe në Kremlin e bërë një foto me Putin e ndoshta vazhduar me të bisedën e lënë përgjysmë nga Vucic për minishengenin ballkanik…

Në fillim të janarit, duke lexuar fjalimin që ia kishin përgatitur zyrtarët e OSBE në Vjenë, me xheste dhe poza tipike, na tregoi se prioriteti i punës së tij gjatë 2020 do të ishte Ukraina, madje duke u mburrur se do të bënte gjithcka që s’e kishin bërë paraardhësit e tij në krye të OSBE… me grotesk e qesharak s’mund të ishte…

Sipas lajmeve sot nga Ukraina, është vrarë një ushtar ukrainas dhe 5 të tjerë janë plagosur në një përplasje me separatistët prorusë në zonën lindore të Ukrainës (kështu njofton gazeta franceze Le Monde https://www.lemonde.fr/international/article/2020/02/18/en-ukraine-l-une-des-pires-escalades-de-ces-dernieres-annees_6029985_3210.html); kjo vleresohet si një nga ngjarjet më të rënda të këtyre viteve të fundit.

Situata është acaruar në ekstrem dhe shumë e rënduar sa që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (të cilin e takoi para disa kohësh edhe Rama) ka deklaruar se “ka dështuar plani i paqes”(për të cilin Rama u mburr pa kuptuar asgjë kur ishte në Uashington e Berlin ) dhe palët kanë filluar të akuzojnë njëra tjetrën për provokacion të rëndë…Duket prag përplasje të armatosur mes palëve…

Drejtuesi i Presidencës së OSBE Edi Rama është tërësisht jasht loje dhe natyrisht nuk ka asnje rol por cështja që shtrohet është përse mburret e shet mënd sikur të ishte “lider global” se do të qetësojë gjëndjen në këtë rajon kur ai nuk është në gjëndje të qeverisë në vëndin e tij…

Syri.net

SHKARKO APP