Në natën mes 24 dhe 25 tetorit kthehet ora diellore

Dy gjëra janë tashmë të qarta. E para që pas pak ditësh, pikërisht në natën mes 24 dhe 25 tetorit, kthehet ora diellore (pra akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke na dhënë mundësinë të flemë më shumë.

E dyta është që nevojitet të presim prillin nëse 2021 do të dekretojë ose jo fundin e këtij rituali kohor (ndryshimin e orës), pas 54 vitesh.

Por kjo mund të sjellë një kaos europian të orareve për shkak të këtij ndryshimi si dhe ka ndikime në organizmin e disa njerëzve duke sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen.

Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në javën e fundit te marsit 2021, më pas gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur kë orë do të mbajnë.

Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 25 tetor.

Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.

SHKARKO APP