Në Tajlandë ngrihen avionë për të “mbjellë” re

Tajlanda ka dislokuar avionët e shiut për të “mbjellë” re, në një përpjekje për të luftuar ndotjen që ka mbështjellë kryeqytetin e saj javët e fundit. Teknika e modifikimit të motit përfshin përhapjen e kimikateve në ajër për të ndihmuar në kondensimin e reve, që në teori duhet të rezultojë në shi. Zyrtarët thonë se shiu pritet të mbërrijë gjatë ditës, pavarësisht se gjithçka varet nga era dhe niveli i lagështisë.

Tajlandezët janë zgjuar sërish të rrethuar nga smogu në Bangkokun e shndërruar në një kantier gjigant ndërtimi. Grupet ambientaliste thonë se qyteti është i dhjeti më i ndotur në botëm duke rivalizuar disa qytete në Kinë. Shkaqet për këtë smog të vazhdueshëm përfshijnë trafikun e rënduar, djegiet e fushave nga fermerët jashtë qytetit, si dhe ndotësit e fabrikave.

Pakënaqësia publike është rritur shumë, ndërkohë që punonjësit e administratës lokale kanë nisur javët e fundit edhe të lagin rrugët me ujë dhe të spërkasin ujë në ajër, në kryeqytet, për të ndihmuar në pastrimin e smogut, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?