Nëna me 50 fëmijë: Do hanin bukë me gjalp, ose…(FOTO)

Një nënë ka rritur plot 50 fëmijë. Noelene Lever, sot 78-vjeçe, është një grua aborigjene që jetën e saj ia ka kushtuar kujdesit për fëmijët e birësuar dhe pesë fëmijëve të saj biologjik. Ajo ka punuar shumë, në shtatë ditë të javës për të rritur të paktën 8 fëmijë njëkohësisht.

Fëmijën e saj të parë biologjik e ka lindur kur ishte 20-vjeç, dhe pasi lindi pesë fëmijët e saj, bashkëshorti i ndërroi jetë në një aksident tragjik, duke e lënë të ve që në moshën 36-vjeçare. Familja e saj shkoi në Sidnej për të gjetur një punë më të mirë që të mbante familjen.

”I vura para fëmijët dhe u thashë: Ne mund të jetojmë këtu me bukë e gjalpë, ose të shkojmë në Sidnej dhe të kemi devon dhe salcë domate në pjatë, dhe ata ranë dakord për të lëvizur”, ka rrëfuar Lever për Daily Mail Femail.

Ajo nisi punë në Ndihmën Ligjore për Aborigjenët, ku përfshihej dhe Shërbimi për fëmijët Aborigjen, ku dhe Noelene nisi të birësojë fëmijët. Ndërsa sot ajo kalon kohën me fëmijët e saj, 30 nipërit e mbesat, 34 stërnipër e stërmbesa dhe tre stër-stër mbesa.

SHKARKO APP