
Ata që kanë planifikuar fluturime me datë 13 dhjetor nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas do të duhet që të bëjnë kujdes e të verifikojnë fluturimin e tyre.
“La Stampa” shkruan se me datë 13 dhjetor është parashikuar që në Itali të zhvillohet një grevë kombëtare e transportit ajror që do të zgjasë 24 orë.
Kjo grevë ka në fokus dhënien e një mesazhi për krizën në të cilën ndodhet sektori dhe pasiguritë që ka mbi të ardhmen e kompanisë Alitalia. Ky veprim, kujtojnë sindikatat, pasojnë grevën kmbëtare që zgjati 4 orë me 6 korrikun e shkuar.
Artikulli origjinal: https://www.lastampa.it/cronaca/2019/12/08/news/venerdi-13-sciopero-nazionale-del-trasporto-aereo-1.38160912
