Nesër dasma mbretërore, del receta e tortës

Nesër e gjitha bota është me sytë nga pallati Kensington, për dasmën e vitit. Pallati ka publikuar një ditë para ceremonisë madhështore edhe recetën e tortës së dasmës së princit Harry me Meghan Markle. Ajo do të jetë një tortë me limon.

200 limonë Amalfi, 500 vezë organike nga Suffolk, 20 kg gjalpë, 20kg miell, 20 kg sheqer, 10 shishe me Sandringham Elderflower Cordial. ”Pjekja e Tortës së Ditëlindjes po bëhet”, shkruan Pallati Kensington.

Këtë të shtunë, më 19 maj, princi Harry lidh kurorë me aktoren Meghan Markle në një dasmë ku po flitet për gjithçka, që nga të ftuarit, veshjet, fustani i nuses, ushqimi dhe të gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?