Netflix do të ulë trafikun në Evropë për të mos ngarkuar internetin

Netflix tha se do të shkurtonte trafikun me 25 përqind nëpër rrjete në të gjithë Evropën për të zvogëluar presionin ndaj Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (IPS).

Gjigandi i transmetimit, i cili tashmë ka gjetur një mënyrë për të zvogëluar trafikun e rrjetit të tij në Itali dhe Spanjë, tha se do të bënte të njëjtën gjë në pjesën tjetër të Evropës në dy ditët e ardhshme.

Netflix tha se do të heqte gjerësinë e brezit më të lartë të të dhënave në 30 ditët e ardhshme në Evropë, duke i bërë përdoruesit të ndiejnë një rënie të vogël të cilësisë së videos në secilën kategori.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: ruajmë cilësinë e shërbimit për anëtarët tanë ndërsa mbështesim IPS që përballet me një presion si kurrë më parë në rrjete”, tha kompania.

Netflix tha se do të vazhdojë të funksionojë me të gjitha rrjetet e tjera “derisa ata të përballen me problemet e tyre.”

Dhe ndërsa partnerët e tyre në rajone si Amerika Latine dëshironin që kompania të zvogëlonte gjerësinë e brezit sa më shpejt të jetë e mundur, të tjerët donin të rifillojnë biznesin si zakonisht, tha Netflix.

Netflix kishte më shumë se 42 milion pajtimtarë në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme në fund të Q1 2019, me numrin më të madh të përdoruesve në Evropë.

Youtube dhe Amazon i janë bashkuar Netflix, duke iu përgjigjur një ftese të shefit të industrisë së Bashkimit Evropian Thierry Breton për të ulur cilësinë e imazhit për të parandaluar mbingarkesat. Shërbimi i transmetimit të Disney ishte vendosur të fillonte punën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në tregjet më të Evropës më 24 mars, por Disney vonoi nisjen e shërbimit në Francë dy javë pas një kërkese nga qeveria franceze.

Industria e telekomit ka raportuar një rritje të trafikut të rrjetit ditët e fundit pasi mijëra u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit

SHKARKO APP