Nga dashuria tek lekët, ja çfarë kanë parashikuar yjet për muajin mars

Astrologia Meri Gjini e ftuar në Emisionin Ditë e Re, në RTV Ora na ka njohur me parashikimin për të 12 shenjat e horoskopit përgjatë muajit mars.

Shkurti ka qenë muaji i parë për vështirësitë dhe pas tij është gushti. Mesa duket temperaturat e larta sjellin probleme me shëndetin.

Marsi ka kaluar tek Binjakët, planeti i veprimit dhe i të përditshmes, planeti i jetës shkoi te Binjakët që do të thotë gjëja e parë  që do të sjellë është nevoja për ndryshim, gjëja e  dytë që sjell është nevoja për lëvizje dhe gjëja e tretë është nevoja për komunikim.

Gjithashtu sjell domosdoshmëri për riorganizim të çështjeve profesionale me qëllim që të kemi pak më shumë siguri, si me punën, si me profesionin po njëkohësisht edhe me hierarkinë.

Kemi tendenca të gjithë si për të marrë atë që na përket, atë që meritojmë dhe kjo tendencë do të jetë shumë e fortë deri në atë periudhën e 26 majit.

Deri në 26 maj duket sikur çfarë humbën nga 2020 do e marrim mbrapsht dhe futemi në rutinën normale që kërkon njeiu, pavarësisht se pasojat e pandemisë ne do i kemi në vesh deri në prillin e vitit 2023.

Që sot do fillojmë të ndihemi shumë më të sigurt, shumë më mirë sepse lëvizja e Marsit ka nisur në datën 3 dhe sot është stabilizuar dhe nuk e kemi më tranzit.

Urani është në 033 te Demat dhe në këto momente që flasim ka arritur në 8 gradë e disa minuta.

Në datën 13 mars do të kemi një hënë të re, e cila do të na bëjë të gjithëve pak si romantikë, empatikë, pak më shumë në botën tonë dhe nxjerr në pah anën e dashurisë.

Dashi

Marsi te Binjakët do sjellë aktivitet, por ka nje tëndencë për nervozizëm. Atje ku do të duhet të jenë të kujdesshëm është mënyra se si do të shprehen , në familje apo me njerëzit e familjarizuar.

Tendenca që nervozitetin ta nxjerrin në shtëpi është shumë e fortë, po ndërkohë kjo vjen edhe nga vështirësia që kanë për të gjetur fjalën e duhur apo argumentin  e duhur për të thënë tamam mendimin e tyre.

Përsa i përket pjesë së punës ky mars do të përshpejtojë ritmin dhe njëkohësisht edhe tendencën për të projektuar disi më qartë, më bukur, më optimist pjesën e zhvillimit profesional të tyre.

Mos harrojmë që në datën 20 dielli do futet te shenja e Dashit dhe do jenë të favorizuar, d o fillojë një cikël që do zgjasë deri në prillin e 2023 që është shumë herë më i mirë seç ka qenë 7-8 vjeçari i fundit.

Kujdes në familje sa marsi të zërë vend tamam, sa të qartësohen me vetën.

Demi

Demave nuk u mungon empatia dhe kanë një tendencë për të kuptuar ku janë, çfarë janë, si ndihen me pjesën e dashurisë, por në fakt ajo që duhet të shfrytëzohet maksimalisht është për të gjetur formën sesi të përmirësojnë xhepin.

Kanë mundësira shumë të mira që në fund të muajit do kenë benefite dhe një formë sigurie më të madhe të pjesa e lekëve. Duke nisur nga dita e sotme do ët futen në një rutinë shumë më të mirë, shumë më të kthejllët dhe shumë më të qartë.

Nga njëra anë do tregohen këmbëngulës dhe ndoshta do jenë më kokëfortë se zakonisht me njerëzit që rrethojnë ambientin e punës.

Nga ana tjetër është këmbëngulja që do bëjë pa dashje një formë seleksionimi, do kuptojnë se cilët ja vlen të bashkë-udhëtojnë në zhvillimin profesional të tyre. Ka një qartësim të njerëzve, ët ambientit të peisazhit si në pjesën emocionale, si në pjesën e partnerëve në vazhdimësi të muajit.

Binjakët

Binjakët do të kenë mundësi që të jenë vetvetja këtë muaj, do të kenë mundësi që ët vrapojnë shumë jashtë shtëpie dhe në fakt e shijojnë shumë. Do kenë një justifikim që të grinden në shtëpi, që të thonë se sa shumë janë lodhur, sa shumë kanë harxhuar, do të jenë nën lëkurën e vet.  Binjakëve i pëlqen shumë koha jashtë shtëpie.

Do të kenë nisje konkrete të reja, ka një tendencë në fakt për mbivlerësim të njerëzve me të cilët do të punojnë, por që s’duhet ta bëjnë. Kjo mund të sjellë zhgënjime. Duhet të jenë me këmbët në tokë dhe mos ta ekzagjerojnë më mbivlerësime sepse pa ardhur fundi i muajit  mund të zhgënjehen keq.

Gaforrja

Me Venusin, Diellin, Neptunin tek Peshqit nuk ka se si të mos jetë prioritet  pjesa e shpirtit, pjesa e emocionit, pjesa e ngjyrosjes, pjesa e pranverës e ngjyrave të bukura, por është ajo tendenca më lini në botën time se dua të jem rehat këtë muaj. Ajo që duhet të kenë kujdes, është që të rruajnë gjërat e tyre, nëse kanë një plan profesional.

Duhet të fillojnë të veprojnë pas datës 20 mars, atëherë fillon periudha e mirë për zhvillimet e profesionit, pra kanë bilance më të qarta. Duhet të kenë kujdes deri në datën 12-13 me pjesët e fizikut të vet. Sa më shumë futemi në brendësi të muajit, aq më pozitiv do të jetë humori i tyre.

Luani

Duket sikur e gjejnë veten në situata të reja, por për t’i zgjidhur apo për të vepruar zgjedhin taktikat e vjetra dhe kjo sjell një dyzim. Duhet që taktikat e tyre t’i përshtatin me kohën, me situatat pra të mos çojnë situatat te vetja po të shkojnë vetë të situata me qëllim që t’i zgjidhin më lehtësisht.

Duhet të kenë kujdes me bisedimet me eprorët e tyre,, pasi kanë një tendencë për të qenë imponues dhe me tone të larta duke harruar kush e ka mundësinë për të dhënë miratimin, ngatërrojnë rolet.

Luanët që janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi, sidomos të lindurit në 10 ditshin e parë, kam bindjen që deri në datën 2 prill do të marrin atë që i takon, pra një formë rritje apo ngritje në hierarki.

Virgjëresha

Me Venusin përballë vetës nga mesi i muajit dhe në vazhdimësi duket se do të marrin vlerësimet maksimale nga të tjerët dhe do shihen në formën më të mirë, më të bukur dhe më korrekte të mundshme nga të tjerët.

Kanë një mes muaj, pra 16 deri në 22 mars që duket sikur mënyra si e shohin veten është në pikën maksimale. Kjo do të shoqërohet me rritje të vetëbesimit dhe me marrje iniciativash.

Virgjëreshën e quaj si shenjën më të privilegjuar të muajit mars .

Peshorja

Me formën më të mirë të vetvetes, është PR dhe profesioni kryefjala e muajit mars dhe sidomos në datën 20 mars me kalimin e diellit ballë për ballë. Duket sikur do të përpiqen të nxjerrin më të mirën për ët marrë atë çfarë u takon.

Mos të harrojmë që e nisëm muajin me Hënën tek Peshorja që do të thotë ata që kanë tendenca të kenë zhvillime shumë të forta këtë periudhë.

Vëmendjen të profesioni të gjithë që i përkasin Peshores. Këtë muaj nuk do harxhojnë shumë energji me [pjesën e dashurisë.

Akrepi

Racionaliteti është virtyti i cili do të nxjerrë ët suksesshmit nga Akrepat këtë muaj. Sa më racionalë të sillen dhe të jenë, aq më të suksesshëm do të jenë. Kjo për sa i përket çështjeve që lidhen me profesionin, ekonomisë dhe bashkëpunëtorëve.

Akrepat do t’i marrin më të mirën marsit, sidomos nga data 16 e në vazhdimësi. Ata që riskojnë aq sa duhet dhe ditë të menaxhojnë xhepin ashtu si duhet, edhe ata do të jenë të fituarit e muajit.

Ata që janë të paqartë dhe janë të dyzuar do të harxhojnë n jë pjesë ët mirë të muajit, të paktën deri nga data 16 në boshllëk. Është një çështje bankare që është detyrim për pjesën e parë, ta vendosin prioritet në axhendën e tyre duke nisur nga dita e hënë.

Shigjetari

Shigjetarët duhet të kenë kujdes më këso që do të ndodhen ballë për ballë, i njohur, i panjohur. Reagimet  që do të bëjnë duhet të jenë të kujdesshme. Nëse e bëjnë  këtë muaji ka mundësi t’i japë dhe siguri në familje, në dashuri apo për ata që janë në kërkim të një emocioni të bukur, por dhe Dielli tek Dashi në datën 20 do t’i japë më të mirën për sa i përket çështjeve ekonomike dhe praktike.

Qëllimi për 2021 është për të shtuar të ardhurat, leku në vetvete se kanë 3 vjet që kanë punuar fort. Duke nisur nga data 20 të korrurat do fillojnë të jenë të shoqërueshme me buzëqeshje.

Bricjapi

Tendenca për të vendosur shumë emocione dhe të treguarit të pushtetit dhe ët rolit që kanë është shumë e fortë në pjesën e  parë. Nuk duhet të përfshihen emocionalisht në asnjë situatë që ndodh në profesion rreth e qark vetes.

Ruajtja  e tonacionit do të ishte këshilla më  e mirë për të pasur një muaj të mirë dhe shumë produktiv. Mesi i muajit ka një tendencë për t’u marrë me trupin e vet, me hobin e vet apo për t’u marrë me ca ditë pushime.

Ujori

Ujori e ka Saturnin me vete në hyrje të drejtpërdrejtë. Që nga fillimi i muajit dhe pjesa e parë e muajit do të kenë lajme shumë të mira. Do të ketë përmirësime për ët gjithë ata që janë lindur në 10 ditshin e parë.

Kështu që përsa i përet shijes edhe pjesës së humorit do të jetë e ndjeshme, por nga ana tjetër duke qenë që vijnë me një lodhje shumë të madhe duket sikur duan t’i nxjerrin nervat.

Por, duhet t’i shtrijnë këmbët sa kanë jorganin, nuk duhet të bëjnë më shumë se ç’munden sepse do të vijë 10 ditshi i fundit sepse duhet të bëjnë një investim konkret. Nuk është për hall, por është një zgjedhje nëse duan ta bëjnë këtë investim apo jo, pra është për mirë.

Peshqit

Peshqit kanë Diellin me vete, Neptunin dhe Venusin. Në datën 16 do të vijë Mërkuri, në datën 13 kanë nëj ëndërr  gjë që do ët thotë ët bëjnë ç’është e mundur. Gjithë kjo vendosje e planetëve kanë të bëjnë me të përditshmen, me emocionin, me atë që duan të jenë dhe çfarë duan të ndjejnë. E mira  do të ishte që at nisin me rregullime, me korrigjime apo ta nisin me pjesën që nga pamja e tyre, ambienti pra me ndryshime.

Ajo që është e rëndësishme është ideja, imagjinata që janë në pikën apo në momentin më kreativ do të ishte mirë të mos ta ekzagjerojnë në vendime në lidhje me punën.

SHKARKO APP