Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.
Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.
Sipas një vlerësimi mesatar të tregut, një familje prej katër anëtarësh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekë vetëm për përbërësit kryesorë të darkës festive. Një pjesë e konsiderueshme e këtij buxheti shkon për sallatat tradicionale, të cilat përfshijnë produkte bazë si perime të freskëta, majonezë, vaj, vezë dhe produkte të konservuara, me një kosto që mund të arrijë rreth 2,000 lekë. Edhe pse duken shpenzime të vogla në dukje, rritja e çmimeve të perimeve dhe vajit ushqimor i ka bërë sallatat më të kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.
KOHA JONË SONDAZH

