FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga pedagoge në moshën 21 vjeç në Fakultetin Ekonomik, Sonila Meço bëhet gazetare sporti

Sonila Meço një nga gazetaret më të mira dhe të përgatitura në Shqipëri, ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora. Ajo ka treguar se gazetaria nuk ka qenë fare në ëndrrat e saj, por ka ardhur rastësisht.

Roza Lati: Doja të dija si e ke startuar në televizion, si ndodhi, a pate emocione?

Sonila Meço: Televizioni nuk ka qenë ëndrra ime fare, nuk e kam menduar asnjëherë. Në vit të 4 gjimnaz isha ende e paqartë se çfarë doja të bëhsha në të ardhmen. Isha e paqartë, mamin mjeke, kisha qejf mjekësinë, stomatologjinë, por mami nuk ma ushqente. Fillova Fakultetin Ekonomik, kisha një tjetër mundësi, fitova një bursë në një universitet amerikan, në momentin e fundit bëra të llastuarën, ku do qëndroj pa prindërit, pa miqtë, vetëm etj. Kisha vetëm 4 ditë kohë. Në matematikë isha absolute, kështu që studiova për financë.  Dola e para, fitova vendin si pedagoge në moshën 21 vjeç. Krejt rastësisht takohem me skenaristin Pandi Laço në një restorant dhe më thotë me këtë fizik që ke pse nuk e ke provuar ekranin? Bëmë një provë dhe më pas më merr Pandi në telefon e më thonë Sonila do bëhet një program sporti. Bëheshe fjalë për një vajza që prezanton kampionatin botëror dhe që do quheshe gazetarja e internetit. Unë merrja gjithë informacionin që qarkullonte dhe duhet ta përcillja në ekran. Unë kam një memorie të fortë dhe u ula me tim at që është njohës i shkëlqyer i futbollit marr gazeta dhe fiksoj në kokën time ndeshjet që nga kampionatet e viteve ’68-’72, ndeshjet, kush ishin 4 finalistët edhe emrat e albiterave. U përgatita mirë dhe shkoj. Të gjithë informacionin që gjeja në internet e fiksoja dhe e thoja e të gjithë habiteshin, e sillja bisedën me të ftuarit aty ku kisha njohuritë e mia dhe i shokova.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?