Nga transporti falas deri te rritja e kostos së parkimit, ja masat e Shkupit për të parandaluar ndotjen e lartë
Pasi ndotja e lartë e ajrit në Karposh, Lisiçe dhe Tetovë edhe Shkupi ka aktivizuar masat dhe rekomandimet urgjente të qeverisë. Në një njoftim thuhet se masat do të hyjnë në fuqi në ora 18:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi derisa ndotja të zvogëlohet, respektivisht deri sa arrihet pragu i alarmit, 175 mg./m3.
Masat e jashtëzakonshme parashikojnë:
– Transport publik falas në autobusët shtetërorë dhe privatë.
– Ndërprerja e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në vendet nën kompetenca të qytetit të Shkupit.
– Kostoja e parkimit në parkingjet e qytetit është dyfishuar deri në heqjen e masave emergjente.
– Kontroll i intensifikuar i vendeve të ndërtimit, gjegjësisht automjeteve që dalin nga vendet e ndërtimit duhet të kenë rrota të larë dhe të mbulohen me mbulesë për të kontrolluar pluhurin.
– Qyteti i Shkupit ka urdhërua N.P. “Higjiena Komunale” që të vazhdojë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve që janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe rekomandon komunat e Shkupit që të bëjnë të njëjtën gjë në rrugët që janë nën kompetencat e tyre.
– Qyteti i Shkupit shtrëngon kontrollin mbi autorizuesit për dërgesa përmes Inspektoratit të Qytetit të Shkupit.
– Apelohet deri tek punonjësit e qytetit të Shkupit, ndërmarrjet publike dhe institucionet të udhëtojnë me autobusë të transportit publik.
– Kryetarëve të komunave në qytetin e Shkupit u bëhet thirrje të intensifikojnë mbikëqyrjen dhe inspektimin mbi subjektet që menaxhojnë me mbeturinat e gomave dhe të vajrave.
– Kërkohet nga Ministria e Brendshme që të kufizojë procesin e auto-shkollave, nga 9:30 deri në 14:30 dhe pas orës 18:00.
– Qyteti i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe komunave që të kryejnë kontrolle të zgjeruara mbi instalacionet nën kompetencat e tyre.
– Qyteti i Shkupit kërkon nga Ministria e Brendshme të forcojë kontrollet në lidhje me ndalimin e lëvizjes së automjeteve të rënda, destinacioni përfundimtar i të cilit nuk është Qyteti i Shkupit, kërkohet që të anashkalohet Shkupi, në përputhje me sinjalet e trafikut.
– Qyteti kërkon që Ministria e Brendshme të kryejë kontrolle shtesë për emetimin e gazrave nga automjetet që përfshihen në trafik./Alsat-m