Nis sot Festivali i Këngës në RTSH


Nis sot Festivali i Këngës në RTSH

Pak orë na ndajnë nga fillimi i natës së parë të festivalit  të 54 të këngës në RTSH. Këtë vit festivali i fundvitit do të vi risi, që nga skena, prezantuesi nga Pandi Laço dhe Blerta Tafani. Por mbi të gjitha për herë të parë është thyer rregulli dhe këngët pjesëmarrëse janë bërë të njohura disa javë më parë. Ky ndryshim ka ardhur, në mënyrë që publiku të jetë mësuar me këngët dhe të ketë të preferuarit e tij. Kjo është një mundësi që publiku të dëgjojë dhe të vlerësojë këngët më të mira. Janë 30 këngë që prej disa kohësh janë ofruar në faqen e festivalit, www.festivali-rtsh.al, ndërsa prej ditës së enjten kanë filluar të tranmetohen edhe nga disa stacione të platformës digitale të RTSH. Edhe juria këtë vit është e veçantë. Anëtarët e jurisë që do të gjykojnë perofmancat live të këngëtarëve janë: Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti(piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare),Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”).

 

Këngët e natës së parë sipas radhës:
1. Egzon Pireci – “Triumf”
2. Grupi “Simbol”  – “Artiste”
3. Voltan Prodani – “Dëgjoje këngën o At!”
4. Adrian Lulgjuraj – “Jeto dhe ëndërro”
5. Sigi Bastri – “Engjëll i lirë”
6. Dilan Reka – “Buzëqesh”
7. Luiz Ejlli – “Pa mbarim”
8. Nilsa Hysi – “Asaj”
9. Orgesa Zaimi – “Një shishe në oqean”
10. Erga Halilaj – “Monolog”
11. Florent Abrashi – “Të ndjek çdo hap”
12. Teuta Kurti – “Në sytë e mi”
13. Kozma Dushi – “Një kafe”
14. Aslajdon Zaimaj – “Merrmë që sot”
15. Erget Pano – “Mos ik”.

Festivali i Këngës, transmetohet dhe në faqen e Eurovisionit

Finalja e madhe e Festivalit të Këngës ne RTSH, ku fituesi do të na përfaqësojë në Eurosong, do të transmetohet drejtpërsedrejti dhe në faqen zyrtare të Eurovisionit. Të gjihtë dashamirësit e muzikës europiane do të kenë mundësinë ta ndjekin në linkun e mëposhtëm garën për këngën fituese shqiptare. Ndërsa dy netët gjysëm-finale do të mund të ndiqen në datat 25 dhe 26 dhjetor në kanalin e RTSH ose livestream për të gjithë dashamirësit nëpër botë, në faqen e internetit të rtsh.al. Një pikë tashmë e këtij festivali, është jo vetëm vazhdimi i traditës por dhe pjesëmarrja në festivalin Europian të Këngës, i quajtur Eurovision Song Contest. Shqipëria prezantimin dhe pjesëmarrjen e pare me këtë festival, në niveli ndërkombëtar do të ishte në vitin magjik 2004, ku këngëtarja e re në moshë Anjeza Shahini, me këngën The Image Of You. Atë vit Eurovisioni është mbajtur në Istanbul, Turkey: 15 Maj, 2004. Nga prezantimi i parë në atë vit, Shqipëria u rëndit në vendin e gjashtë. Rekordin e mban ende përfaqësimi nga Rona Nishliu, me këngën Suus, e cila u rëndit në vendin e pestë. Shqipëria ka marrë pjesë, 12 herë në Eurosng. Nga kjo pjesëmarrje këngëtare femra kanë qenë dhjetë  dhe meshkuj tre.

 Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP