Nis viti i ri akademik për kurset e gjuhës ruse

Rifilluan sot pas pushimeve verore mësimet në kurset e gjuhës ruse të organizuara nga Ambasada me mbështetjen e fondacionit “Bota Ruse”. Në këtë vit të ri akademik 2017-2018, gjithsej 350 studentë janë regjistruar duke shprehur interes për përvetësimin e gjuhës së bukur të Pushkinit, Dostojevskit, Tolstoit dhe Çehovit.

Kurset pa pagesë të gjuhës ruse do të zhvillohen në Tiranë, në dy ambiente të ndryshme: tek Rr. “Qemal Stafa”, pallati përballë Prokurorisë së Përgjithshme, dhe tek shkolla “Asim Vokshi” (Rr. e “Elbasanit”). Qëllimi i kurseve është formimi i aftësive komunikative të studentëve të nivelit fillestar dhe atij të mesëm, sipas aspekteve kryesore të gjuhës, si dëgjimi, leximi, shkrimi dhe komunikimi. Kohëzgjatja e studimit për çdo nivel është 36 javë. Kurset do të zhvillohen 2 herë në javë, çdo mësim do të zgjasë 1.5 orë. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre tek adresa: gjuharuse@gmail.com

SHKARKO APP