Niveli i ulët i vitaminës D, rrit shanset e infektimit dhe vdekjes nga COVID-19
Një studim paraprak tregon se nivele të ulëta të vitaminës D mund ta bëjnë më të predispozuar një individ që të vdesë pas kontraktimit të koronavirusit.
Studimi krahasoi nivelet mesatare të vitaminës D në 20 vende europiane me shkallën e infeksionit COVID-19 dhe vdekshmërinë, shkruan Dailymail.
Ajo zbuloi një korrelacion bindës ku vendet me nivele të ulëta të vitaminës D ishin gjithashtu vendet me vdekshmëri më të lartë dhe nivele më të larta të infeksionit COVID-19.
Studimi nuk është shqyrtuar akoma nga shkencëtarët e tjerë dhe nuk është në gjendje të provojë se vitamina D është arsyeja që qëndron në këtë lidhje.
1.Ky grafik tregon lidhjen midis niveleve të viaminës D i matur në nmol / l) duke e krahasuar me rastet e koronavirusit për 20 vende të Europës. Tregon një korrelacion bindës ku vendet me nivele të ulëta të vitaminës D janë gjithashtu vendet me nivele më të larta të infeksionit COVID-19
2.Grafiku i dytë tregon vdekshmërinë e koronavirusit në krahasim me nivelet e vitaminës D për çdo vend i matur në nmol / l). Pikat tregojnë një lidhje midis niveleve të vitaminës D dhe nivelit të vdekshmërisë nga COVID-19.
Sidoqoftë, shkencëtarët nga Fondacioni Spitalor Queen Elizabeth Foundation dhe Universiteti i Anglisë Lindore shkruajnë në studimin e tyre: ‘Ne besojmë se mund të këshillojmë për marjen e vitaminës D për tu mbrojtur kundër infeksionit SARS-CoV2.’
Studimi përdori të dhëna para-ekzistuese për nivelet e vitaminës D, përfshirë një studim gjithëpërfshirës në 2019 të udhëhequr nga Paul Lips, Profesor Emeritus i mjekësisë në Vrije Universiteit Amsterdam.
Ky studim i mëparshëm mblodhi të dhëna gjithëpërfshirëse mbi nivelin e vitaminës D të popullsive në të gjithë Europën dhe Lindjen e Mesme.
Sasia mesatare e vitaminës D në mostrat e serumit ishte (56 nmol / l). Sipas të dhënave u panë rezultate shqetësuese.
Tek të moshuarit u vunë nivele të ulëta të vitaminës D,një demografik më i rrezikuar nga vdekja pas kontraktimit të koronavirusit.
Studimi tregon nivele të vitaminës D prej 26nmol / L në Spanjë, 28 nmol / L në Itali dhe 45 nmol / L në vendet Nordike, tek njerëzit e moshuar,’ shkruajnë studiuesit.
‘Në Zvicër, nivelet mesatare të vitaminës D janë 23 (nmol / L) dhe në Itali 76 përqind e grave mbi 70 vjeç janë zbuluar se kanë nivele të vitaminës D nën 30nmol / L.
“Këto janë vende me numër të lartë të rasteve të COVID-19 dhe njerëzit e moshuar janë grupi me rrezikun më të lartë ngaa SARS-Cov2.”