Një alternativë e shkëlqyer/ Mësuesit mund të përdorin maskë transparente

Në Itali, koordinatori i CTS Agostino Miozzo shprehet se mbajtja e një maske transparente në shkolla do të ishte një alternativë e shkëlqyer, pasi të tjerët mund të shohin shprehitë e fytyrës, ndërsa shton se po vlerësohet nëse është apo jo i sigurt.

“Ne jemi duke vlerësuar karakteristikat e maskave transparente për operatorët e kopshteve dhe çerdheve. Pse jo, edhe për mësuesit e shkollave fillore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prezantimi i këtij varianti të ri në katalogun e maskave shkollore ishte koordinatori i CTS, Agostino Miozzo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avantazhi i këtyre maskave , të cilat tashmë përdoren për të shurdhërit, pasi duhet të jenë në gjendje që të lexojnë buzët e personit që flet, është që nxënësit të shohin shumë më mirë fytyrën dhe shprehjen e mësuesit.

Maska prej lecke nuk është e vetmja maskë e veçantë që mund të përdoret në klasë. Ekziston mundësia që studentët të mund të hyjnë në shkollë me një maskë leckë të sjellë nga shtëpia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?