Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një Elisë nga Londra “ndryshe” me Elisën tonë!

Magazinë E mërkurë, 24 Mars 2021 18:39
Një Elisë nga Londra “ndryshe” me Elisën tonë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ilir Çumani

Është një lajm sensacional që na e ka përcjellë sot përmes rrjeteve sociale, znj. Elisa Spiropali. Një revistë në Angli, që në kopertinë, e hap numrin e ri të këtij botimi me portretin e saj, si një grua e suksesshme në politikë dhe në ambiciet e saj.

Kjo revistë, që është një nga mijëra botimet e zakonshme që dalin si kudo në botë, është një botim shumë modest në Angli i një organizate dhe lëvizjeje feministe, e atyre grave dhe vajzave që aspirojnë të bëjnë karrierë.

Është një revistë që, në dijeninë time, menaxhohet nga një shqiptare, e emigruar vite e fundit në Angli, me profesion gazetare. Padyshim, as revista dhe as anglezët atje, nuk e kanë idenë fare se kush është Elisa Spiropali e Shqipërisë, edhe pse imazhi i saj është e publikuar në një kopertinë të një reviste kaq modeste, të një lëvizjeje feministe!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thjesht, kjo është inisiativa dhe puna e një shqiptareje, bashkëpunëtore në këtë revistë, e cila vite më parë ka punuar si gazetare këtu në Shqipëri, dhe vitet e fundit ka emigruar në Angli për një jetë më të mirë. Kjo gazetare, emigrante, e ka gjetur një mënyrë për të mbijetuar dhe për tia dalë mbanë në një vend siç është Londra; ajo thjesht paguhet, është në kërkim të temave dhe personazheve të ndryshëm, merr porosi edhe këndej nga Shqipëria, dhe bën një punë, si çdo punë që bëhet në çdo profesion.  Ajo ka shkruar ca rreshta në një artikull, duke e glorifikuar portretin e Elisës tonë, e ka retushuar dhe kuruar me merak për tia servirë një kategorie lexuesish të një vendi që as e njeh dhe as nuk ka një lidhje të caktuar me këtë personazh, si një Elisë ndryshe nga ajo që njohin të gjithë shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, gazetarja shqiptare në Londër, bën një punë të sajën, sipas shijeve dhe preferencave të saj. Thjesht, ajo e publikon shkrimin në revistën e kësaj organizate për konsum tek lexueset që janë targetgrup i kësaj organizate feministe. Mirëpo, Elisa e Shqipërisë tonë, si një “ylli i rilindjes”, na e merr gjithë ngazëllim publikimin që i bëhet imazhit të saj me markën “Made in London”, dhe si një lajm “sensacional”, hopa, na lëshon ca shashka në rrjete sociale këndej nga katundi ynë, por edhe në tregun mediatik, me synimin e vetëm për të bërë propagandë, për të bërë “terapinë” e njohur gëlbesiane të shpëlarjes së trurit, vetëm për atë pjesë të kondiderueshme të shqiptarëve naiv, që nuk e njohin dhe s’kanë asnjë dijeni për industrinë e frikshme të propagandës së Edvinit, Elisës dhe shumë të ngjashmëve të tyre.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Dhe pikërisht, Elisa, na e servir këtë “sensacion” në këto ethet e nxehta të fushatës elektorale, në një valë si kjo që ka përfshirë jo vetëm partinë e “Rilindjen” së Mamicës tonë, por të gjithë politikën shqiptare. Eeeehhhh, sa qesharake je bërë moj Elisë! Si nuk përmbahesh dot dhe ta shikosh pak veten në pasqyrë për të kuptuar se në ç’farë mjerimi mental ndodhesh…! Por ndryshe nga lexuesit e Londrës, shqiptarët njohin tek ty një tjetër Elisë, atyre nuk mundesh dot tju servirësh si “çokollatë elektorale” imazhin e rremë që përpiqesh ta paraqesësh qoftë edhe në një publikim të markës “Made in London”.

Mirëpo, e ka thënë Fishta: “Shqiptarët do të jenë të fituar dhe syçelur kur të vijë dita që ata të bëhen njëherë e mirë bashkë….” E deri sa të vijë ajo ditë, ata do të mbajnë në kurriz edhe për disa kohë personazhe groteskë si Elisa Spiropali, të cilat, përpara mjerimit dhe varfërimit të shqiptarëve prej krimit dhe kurrupsionit të sektit të “Rilindjes”, çdo ditë lahen e krifen me “krëhër sedefi” nga disa “Elisa” të tjera, të ashtuquajtura pseudogazetare, pse jo, edhe nga ato të emigruara në Angli, që gazetarinë nuk e kanë për mision, por profesion lëpirjeje për arsyet që vetë i dinë dhe i kanë zgjedhur ti bëjnë në punët e tyre…..!

Marrë nga Ora News

Etiketat e lidhura

Ilir Cumani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.