Një Europë e dytë po ndërtohet në Dubai dhe duket fantastike
Në brigjet e Dubait po ndërtohet megaresorti prej pesë miliardë dollarësh. Bëhet fjalë për rikrijimin e kontinentit të Evropës. Projekti quhet Zemra e Evropës ( Heart of Europe) dhe përbëhet nga gjashtë ishuj artificialë në formën e atlasit, që formojnë Zemrën e Evropës. Pikë referimi për projektin gjigand janë Suedia, Gjermania, Zvicra dhe Venecia.
Qëllimi është që, pushuesit kur të vizitojnë Zemrën e Evropës të ndjehen si kur ndoshen në europë dhe jo në Dubai.
Hotelet do të kenë emrat e vendeve evropiane, si Greqi, Spanjë, Mynih dhe Londër. Gjithashtu do të ketë një hotel që do të jetë posaçërisht për dasma dhe do të quhet ” Shën Perandoresha Elizabeth”.
Sigurisht, nuk do të mungojë ishulli i Muajit të Mjaltit në formë zemre, ku të sapomartuarit do të kalojnë pushimet e para.