Një këshillë për ata që mendojnë se Edi Rama do e lerë pushtetin vetë
Nga Neritan Sejamini –
Kam dëgjuar disa, kryesisht nga opozita, që thonë se Edi Rama është lodhur dhe do e lërë vetë pushtetin. Apo se Rama është dërrmuar a dobësuar dhe do i bjerë pushteti nga duart (direkt e në prehrin e opozitës). Ata bëjnë mirë të dëgjojnë fjalimin e sotëm të Ramës për të kuptuar se kapaciteti dhe vullneti i tij për pushtet janë sot më të mëdha se kurrë.
Opozita duket se mendon se në fushatën e ardhshme zgjedhore do ndeshet me Ramën e vitit 2013 apo 2017. Ka shumë gjasa të zihet në befasi sepse në fakt përpara do ketë Ramën në variantin 2021, i cili ka pak ngjashmëri me variantet e mëparshme të tij.