Një meteor nga një sistem tjetër diellor mund të ketë goditur Tokën

Njerëzimit mund ti duhen qindra, në mos mijëra vjet për të zhvilluar kapacitetin e eksplorimit te hapësirës ndëryjore. Por ndonjëherë hapësira, vjen vetë tek ti.

Një studim i dy kërkuesve të Universitetit të Harvardit tregoi se kozmosi mund të ketë sjellë një vizitor mjaft interesant ne pragun e derës së Tokës në vitin 2014, kur një meteor i vogël u përplas në afërsi të Papua Guinesë së Re, në jug të Oqeanit Paqësor.

Kërkimi tregon se një objekt 4,5 metra i gjerë me shumë mundësi, ka ardhur nga një sistem tjetër diellor. Doktori i shkencave, Abraham Loeb, bashkëautor i studimit tha se pothuajse të gjitha objektet hapësinore që përfundojnë në tokë, vijnë nga brenda sistemit tonë, ata përbëhen nga të njëjtat material që përbëjnë sistemin tonë diellor, ndërkohe që ato, të cilat vijnë nga hapësira ndëryjore kanë origjinë tjetër.

“Është sikur po të mbërrin një mesazh në shishe nga kozmosi,” shprehet ai.

Loeb dhe bashkëautori tjetër i studimit, Amir Siraj studiuan shpejtësinë e objekteve që kanë hyrë në atmosferën e Tokës, të cilat mund të përdoren për të parashikuar nëse objekti po udhëtonte në lidhje me orbitën e diellit tonë.

Ekspertët shtojnë se në vazhdim mund të ekzaminojnë e të mësojnë diçka më shumë. Një nga mundësitë që entuziasmon më shumë është ajo e pranisë së jetës dhe ideja që objekte të tilla munda ta bartin atë gjatë rrugës së tyre. Në parim, edhe brenda shkëmbit, jeta mund të rezistojë, në këtë mënyrë bakteret mund tu rezistojnë edhe kushteve të vështira hapësinore e të mbërrijnë drejt e tek ne, thotë Loeb.

SHKARKO APP