Një mundësi për zgjidhjen e problemeve të bizneseve

SME ALBANIA, një strukturë e cila ofron një platformë edukimi dhe trajnimi për bizneset, fton të gjithë sipërmarrjet që të parashtrojnë kërkesat e tyre për problemet që u kanë lindur, si pasojë e pandemisë.

Në faqen zyrtare të kësaj organizate u bëhet thirrje gjithë bizneseve të vogla të plotesojnë formularin që mund ta gjejnë më poshtë. Të dhënat që do të japin në këtë platformë do të përpunohen dhe do punohet me institucionet shtetërore për gjetjen e zgjidhjeve. Në njoftimin e SME shkruhet:  “Nëse je #përfaqësues i një sipërmarrje mikro, të vogël apo të mesme, i ri që dëshiron të hapë një #sipërmarrje, plotëso pyetësorin ? që ka si qëllim të identifikojë nevojat e SME-ve si dhe situatën e tyre gjatë pandemisë COVID-19. Të gjithë nevojat e identifikuara ? do të trajtohen gjatë “Akademisë së SME-ve 2020” dhe do t’i adresohen politikbërësve”.

“SASME 2020” organizohet nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” dhe mbështetet nga Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien.

Pyetësor mbi nevojat e SME-ve në kuadër të “SASME 2020”

SHKARKO APP