Një pesëvjeçar shpëton babain e tij nga koma

Një fëmijë, vetëm pesë vjeç arriti të thëriste ambulancën e emergjencës dhe ta udhëzonte atë drejt shtëpisë, duke shpëtuar kështu babain e tij, i cili kishte rënë në koma diabetike, transmeton ANSA.

Ngjarja ndodhi në Glos-La-Ferriere në Normandi, Francë. Sipas shtypit francez, fëmija ishte në shtëpi me babain e tij, 44 vjeç, i divorcuar dhe arriti të telefononte urgjencën. Operatorët e mbajtën në linjë për 40 minuta për të lokalizuar vendndodhjen e tij dhe dërguar urgjencën.

“Alo, më duket se babai im ka vdekur. Jam tek shtëpia e tretë”, mësohet të ketë thënë fëmija. Policia, së bashku me emergjencat kanë këshilluar fëmijën që të dalë te dera dhe të bëjë shenjë kur të shohë sirenat e tyre.

Vendndodhja u arrit të gjendej dhe babai i fëmijës u shoqërua për në spital, ndërsa fëmija iu besua nënës së tij.

SHKARKO APP