Një tjetër dasmë në familjen mbretërore! Kujt i erdhi radha?

Pas 4 muajsh, në Familjen Mbretërore Britanike duket se do të ketë përsëri dasmë.

Radha i takon princeshë Eugenie-s, e cila ka vendosur të martohet vetëm 4 muaj pas kushëririt të saj Harry.

Burimet pranë princeshës bëjnë me dije se ajo që e ka shtyrë 28- vjeçaren ta presë kaq “tak- fak” datën e dasmës nuk është dëshira për të garuar me Harry-n dhe Meghan, dhe ne po e besojmë këtë!

Javën e kaluar princesha në fjalë tregoi publikisht unazën e saj të fejesës.

Ndërsa i fejuari i saj në një intervistë për BBC e ka përshkruar kështu momentin e propozimit.

“Unë isha mbi hënë. Ajo ishte tërësisht e surprizuar. Ama ishte në momentin perfekt dhe ne nuk mund ta ndjenim veten më të lumtur se aq.”

https://instagram.com/p/BgHOiXAgsVJ/?utm_source=ig_embed

I fejuari i princeshës, Jack Broosbank, i propozoi asaj në janar të këtij viti, në një ceremoni të cilën princesha e ndau me ndjekësit e saj në Insagram./Anabel/

SHKARKO APP