Njerëz me shpirt njeriu dhe gjak shqiptari…

Placeholder Image

Nga Agim Jazaj –
Edhe pas 3 dekadave shqiptarët enden nëpër rrugët e botës, për të kërkuar rrugët e jetës.
Ende po vazhdojnë me busullën e thyer, nëpër dete dhe oqeane për të gjetur modelin e qeverisjes, duke aplikuar modelin e ç’qeverisjes, vithisjes së vendit edhe pas 30 viteve!
Modelet i kemi te pragu i derës, edhe brënda rracës shqiptare, po nuk i marin ata që mandatohen, po i kanë sjellë madatën shqiptarëve, duke thelluar varferinë, rritur krimin, urrjetjen, informalitetin, mashtrimin dhe babëzinë…
Luftën e klasave, hasmërimin e kanë ringritur dhe ringjallëruar midis njerëzve të një gjaku nga monstrat pa gjak, të futur deri në gjak; “binaja me babanë” nga politika e grabitqarëve, zullumqarve, hileqarve dhe haleqarëve, për t’i mbajtur lehtësisht nën sundim, një kallaballëk të pa zhvilluar, të varfëruar dhe të poshtëruar! U blejnë me thesin e miellit shpirtin, votën dhe të nesërmen…
Mjeranët pranojnë një ditë të “lumtur”, të mbushin barkun dhe të mbeten gjithë jetën në mjerim, në sy të diellit nga politika zullumqare!
Politikat regresive, agresive, perverse, abuzuese kanë shëmbur edhe ata tempuj të varfërisë, të kujtesës, historisë, të diturisë e fisnikrisë, duke zvendësuar të besës më pabesinë, vlerat me antivlerat, ëngjëjt me djajt, udhërrëfyesit me udhëhumbësit, personalitet me skarcitet, tempujt me lepujt, shqiponjat me korbat. E futën edhe në “tepull” krimin, djajt!
Edhe pas 30 viteve pseudo demokraci, shqiptarët rrëzuan pushtetin e Diktaturës, përpara 30 viteve, ende janë përballë pushtetit më abuzues të ringritur, duke dhunuar, pushtuar e robëruar shqiptarët, për t’i mbajtur në mjerim dhe të varfëruar, për të qënë lehtësisht të pushtuar dhe të robëruar!
Edhe në këtë fushatë elekorale, pas 2 mandateve “Rilindja” e “Timon-Tepsi- Kusisë” premton pa dyshim, (“Ujë në 24 orë për vitin 2024”!), do të bëjë fushatën e saj, po janë të verbuar ata që e besojnë mashtrimin e tretë, u shkojnë pas të dështuarve, duke mbajtur në mjerim dhe në emigrim fëmijët e tyre, të mbetur qyqar, të vetmuar dhe besnik me besëprerët e Partisë! Besojnë partinë besëprerë, abuzuese që shëmtimin e shoqërisë e quajnë shënjtërim!
Ndaj duhet shkuarja derë më derë e dorë më dorë për të parë pjesën tjetër, të pa parë nga të verbërit nga trut dhe qorrat nga syt!
“Për pushetin e Propogandës- Selenica nuk ekziston. Selenica ka sakrifikuar për demokracinë, ka vuajtur nga persekutimi i regjimit dhe vazhdon të vuaj edhe regjimin në vijim. Kudo ku troket, gjen emigrim, varfëri dhe harresë, largime nga puna, mungesë investimesh.
“Por Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur” nuk i gënjen më dot banorët e Lumit të Vlorës, me projektet e 3D dhe investimet në filmat Vizatimor”- tha në komunikim me banorët e bashkisë së Selenicës, Kordinatori i PD për qarkun e Vlorës z. Bujar Leskaj- gjatë komunikimit me banorët e kësaj bashkie, forumet rinore të Vllahinës, Selenicës, Sevastrit dhe të gjithë kësaj harte, për largimin e shumë njerëzve nga puna nga Pushteti i vjedhur, i korbave, laraskave, “pushteti” i 30 Qershorit, 2019.
Edhe nga bashkia e Selenicës, “kryetari” i pa votur nga zgjedhësit, i zgjedhur, keqpërdoruar nga politika, si e vetmja, vemja mundësi pë të jetuar e bërë karierë, si by… lëpirja, puthadorja dhe këpucëfshirja e servileve, të lindur dhe të bindur, të cilët janë besnik me të pa besët, pjellë e ligësisë dhe perversitt, të politikës, besnik me politikën dhe besëprerë me Atdheun. Edhe “kreu” i fundit të asaj bashkie, pinjoll i verbëruar, pasardhës i sistemi të urrijetjes, luftës së klasave, këta ish instruktor të ish partisë Punës, të pa e votuar as 15 %, dhe të vetmit në “garë”, pa garues, tunden me “pushtetin” e pa merituar dhe të grabitur, duke e keqpërdorur veten, shëmtuar fsin edhe më, atë pjesë të shoqërisë.
Të larguarit nga Puna prej sektit të Rilindjes nga Kryetari i emruar i Bashkisë, Pëllumb Binaj, ish instruktor i Komitetit të Partisë së Punës, evidencohen rreth 100 ish nëpunës, specialist dhe punonjës të asaj bashkie, të cilët janë në procese gjyqsore, një fenomen i njohur, sa i dhimbshëm dhe kosto rëndë, për xhepin e xhep boshëve shqiptar, shkaktuar prej pushtetit të grabitur!
Një ish antar i Partisë Punës dhe sot i Partisë Komuniste edhe sot- ditë më parë më ka thënë një filozofi, Setencë. “Rrugçin tim do ta vuaj, po kurrë nuk e votoj”.
Ky rasat, pjesë përverse e shoqërisë, urrjtjen, luftën e klasave e kanë nga geni, nuk gjejnë asnjë arsye minimale për të shporrur nga shpirti i tyre këtë Ves të ndyrë, po e kanë kultivuar edhe më, duke u munduar ta “mbjellin” edhe te të tjerët, edhe pse kjo farë ka dështuar në gjithë arat e begata të shoqërive të emancipuara, të Europës, po edhe në parcelën dhe arat e begata të Bashki Labëri- Selenicës. Këtë farë se qasin të mbillet e jo më te rritet për 30 vite, as në arat e krahinës së Sevasterit, Smokthinës, Bratit, Armenit, Kotës, Selenicës…
Votuesit e kësaj treve Lavdi mbuluar, të Vlorës me vlerat e djeshme, po dhe të selituara me vlerat e sotme, i kanë thyer turijtë- Politikës gjakatare, politikës Përçarëse, Vëllavrasëse, ndaj dhe me përulësi, ne bijtë, zdhënësit e tyre, u jemi mirënjohës në përjetësi, modeleve të emancipuara dhe të europianizuara!
Ndërsa këto mbjetje, modele perverse të shoqërisë, duke dëmtuar e shpërfytyruar edhe rracën nga shitblerja e tyre prej politikë së krimit dhe të pushtimit, qeverisja që po kërkojnë me pishë shqiptarët, duhet t’i çojë përpara “litarit” të Drejtësisë, deri me referendum popullore, për marjen dhe pushtimin e pushtetit të pa mërituar, për grabitjen e pushtetit, dhunimin dhe shëmtimin e pushtetit dhe të shoqërisë!
Vettingu i politikës është shumë i vonuar!
Politika si pushteti i parë dhe qeverisës, ka sjellë edhe Kujen më të madhe të shoqërisë, kriminalizimin e pushtetit, shtetit të së drejtës, të drejtësisë dhe të shoqërisë.
Ky Vetting duhet të realizohet me përparësi, deri me referendum.
“Gjithë këtyre monstrave, të ngritur në pushtetin e rrëmbimit- shoqëria shqiptare duhet t’u rezervojë përçmimin e tyre, të cilët kanë shëmtuar, përçmuar e dhunuar rracën shqiptare, duke mos i’u lënë si i thonë llafit të moçëm, “as vend varri”, t’i pështyjnë edhe në rrugë, të mos i pranojnë as të pragu i shtëpisë, të mos i qasin as të dera e lokaleve, si specie që ndyjnë rracën”- më thoshte edhe Xakja- ditë më parë!
Bashkia e Selenicës, në gjithë hartën e saj, dhe në gjithë harkun kohor që nga: Shkoza, Dushkaraku, Ramica, Brataj, Gjormi, Kota, Gorishti, Drashovica, Armeni, Vllahina, Selenica; kanë dhënë e lënë modelin e votës së Arsyes, mbi votën Qorre, për të ringritur shpresën dhe ringallur atdhetarinë shqiptare edhe në zgjedhjet e 25 Prillit!
Edhe nga këto tribuna të thjeshta, njerëzit e thjeshtë apelua dje për: Zgjimin, Ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë: Për përmirësimin dhe përfaqsimin nga njerëz me; shpirt njeriu dhe Gjak Shqiptari!

Të larguarit nga Puna prej sektit të Rilindjes, nga kryetari i emruar i Bashkisë, Pëllumb Binaj, ish instruktor i Komitetit të Partisë së Punës, evidencohen rreth100 ish nëpunës, specialist dhe punonjës të asaj bashkie, të cilët janë në procese gjyqsore, një fenomen i njohur, sa i dhimbshëm dhe kosto rëndë, për xhepin e xhep boshëve shqiptar, shkaktuar prej pushtetit të grabitur!
Të larguarit nga puna:

1-Taulan Nazaj
2-Gazmir Beqaj
3-Mahil Xhelaj
4-Olgert Gajo
5-Gjini Xhelaj
6-Klevis Beko
7-Lavdosh Lilaj
8-Xhuljo Maraj
9-Gentian Rustemaj
10-Behar Zykaj
11-Violeta Meçaj
12-Florenca Sadikaj
13-Mitat Saliaj
14-Ëngëllush Kasaj
15-Bardhyl Tahiraj
16-Brunilda Bombaj
17-Festim Harizaj
18-Boris Abazaj
19-Argjinar Imamaj
20-Haxhi Sulaj
21-Artur Hysaj
22-Kapo Kapaj
23-Medin Ibrahimaj
24-Novruz Llanaj
25-Pranvera Dalipaj
26-Gjolek Mehmetaj
27-Myzafer Malaj
29-Arti Harizaj,
30-Manol Kananaj
31-Vait Maliqaj
32-Fatosh Gonxhaj
33-Bashkim Hodaj
34-Fejzo Jahaj
35-Sadulla Dervishaj
36-Gjergj Xhaferaj
37-Festim Caushaj
38-Sezai Balilaj
39-Trendafil Hoxhaj
40-Arben Jaupaj
41-Veip Memaj
42-Genci Jaupaj
43-Spartak Bushaj
44-Genci Jaupaj
45-Veip Memaj
46-Genci Jaupaj
47-Spartak Bushaj
48-Veliko Veshaj
49-Guri Leskaj
50-Darvin Koçiaj
51-Birçe Barjamaj
52-Maringlen Shellegaj
53-Filip Pronja
54-Arbi Askushaj
55-Dashnor Zotaj
56-Ristan Abazaj
57-Jaçe Kapaj
58-Dhimitër Zotaj
59-Aliko Veraj
60-Denis Hysi
61-Xhevair Halilaj
62-Gazmir Beqiraj
63-Vero Allushaj
64-Fatos Telharaj
65-Mero Gjonaj
66-Luan Binaj
67-Luan Grabovaj
68-Rakmi Canaliaj
69-Bilbil Tragaj
70-Franc Golemaj
71-Xhezmi Harizaj
73-Lisandër Barjamaj
74-Lefter Kapaj
75-Levend Demiraj
76-Ajet Sadikaj
77-Petrit Çarçanaj
78-Trendafil Hoxhaj
79-Mirjan Hoxhaj
80-Klajdi Runaj
81-Bino Dautaj
82-Xhovalin Ismaili
83-Arben Bejtaj
84-Lisandër Barjamaj
85-Besnik Ngucaj
86-Levzat Revaj
87-Ridvan Hodaj
88-Kreshnik Fallanaj
89-Anxhela Kurti
90-Neim Veshaj
92-Perikli Kanaj
93-Donika Hodaj
94-Leonard Rakipaj
95-Fitim Veizaj

SHKARKO APP