Njerëzit me syze optike janë më të mbrojtur nga Covid-19

Një studim nga Kina zbuloi se përqindja e pacientëve me COVID-19, që kishin syze ishte shumë më e ulët se e popullatës së përgjithshme.

Njerëzit që kanë syze mund të jenë në rrezik më të ulët për të kapur COVID-19 sesa ata që nuk kanë, sugjerojnë studimet e hershme nga Kina.

Studiuesit analizuan informacionin nga 276 pacientë në një spital në provincën Hubei të Kinës dhe zbuluan se vetëm 6% prej tyre thanë se mbanin syze për më shumë se 8 orë në ditë, të gjithë kishin miopi, ose largpamësi. Kjo është shumë më e ulët se norma e vlerësuar e miopisë në Hubei nga hulumtimet e mëparshme, e cila është 31.5%.

Dr. Lisa Maragakis, një profesoreshë e asociuar e mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin Johns Hopkins School of Medicine, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, shkroi në një editorial që shoqëronte studimin:

“Studimi i ri, botuar të mërkurën (16 Shtator) në revistën JAMA Ophthalmology, është provokues dhe ngre mundësinë që përdorimi i mbrojtjes së syve nga publiku i gjerë mund të ofrojë një shkallë të mbrojtjes nga COVID-19.”

Sidoqoftë, Maragakis paralajmëron se është shumë herët për të rekomanduar që të gjithë të mbajnë syze ose mburoja të fytyrës në publik, përveç maskave për fytyrën, për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Studimi i ri ka një numër kufizimesh. Ai është relativisht i vogël dhe përfshin pacientë në një spital të vetëm dhe më e rëndësishmja, studimi nuk mund të provojë një marrëdhënie “shkak-efekt” midis mbajtjes së syzeve dhe mbrojtjes nga COVID-19”, tha Maragakis.

Maragakis bëri thirrje për më shumë studime për të konfirmuar gjetjet dhe për të përcaktuar “nëse ka ndonjë përfitim në rritje nga mbajtja e syzeve ose formave të tjera të mbrojtjes së syve në mjediset publike, për të zvogëluar rrezikun e marrjes së COVID-19.

Mbrojtja e syve

Megjithëse rekomandohet që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbajnë mburoja të fytyrës, së bashku me maska për fytyrën, për të ulur rrezikun e infektimit me COVID-19, udhëzimet e shëndetit publik zakonisht nuk promovojnë përdorimin e mbrojtjes së syve në publik. Në vend të kësaj, ato theksojnë rëndësinë e maskave, distancimit fizik dhe larjes së duarve. (CDC nuk rekomandon mburoja të fytyrës si një zëvendësim për maskat e fytyrës.)

Studiuesit nuk ekzaminuan pse syzet mund të zvogëlojnë rrezikun e COVID-19, por ata supozojnë se mbajtja e syzeve i dekurajon njerëzit të mos prekin sytë e tyre, gjë që do të zvogëlonte shanset që njerëzit të transferonin virusin nga duart e tyre në sy. Dihet që qelizat e syve kanë receptorë që lejojnë SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, të hyjë në trup dhe virusi është zbuluar në sytë e pacientëve me COVID-19.

Burimi: Live Science

SHKARKO APP